GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për ndihmat ndaj Afganistanit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për ndihmat ndaj Afganistanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin.

Kjo ndërkohë që vendi i shkatërruar nga lufta është në prag të një krize humanitare pasi militantët talebanë morën pushtetin në gusht.

Rezoluta e miratuar në mënyrë anonime më 22 dhjetor tha se pagesa e fondeve, aseteve të tjera financiare dhe sigurimi i mallrave e shërbimeve të nevojshme për të ofruar asistencën me kohë ose për të mbështetur aktivitete të tilla, janë të lejuara.

Misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha në Twitter se “rezoluta do të ndihmojë të shpëtojë jetë duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vitit 1988 nuk përbën asnjë pengesë për ofrimin e ndihmës humanitare”.

“Kjo i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë asaj që komuniteti humanitar kanë thënë se i duhet”, thanë ata tutje.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar t’i njohë ata si sundimtarë të rinj, duke u kërkuar militantëve të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë të drejtat themelore të njeriut të të gjithë afganëve.

Donatorët kryesorë globalë kanë bllokuar pjesën më të madhe të ndihmës së tyre për vendin dhe rezervat e bankës qendrore afgane të mbajtura jashtë vendit gjithashtu janë ngrirë.

Rezoluta e OKB-së thotë se lirimi i ndihmës humanitare mbështet “nevojat themelore njerëzore në Afganistan” dhe “nuk është një shkelje” e sanksioneve të vendosura ndaj subjekteve të lidhura me talebanët.

Një sondazh i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP) javën e kaluar tregoi se rreth 98 për qind e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, me shtatë në 10 familje që huazojnë ushqimin, gjë që i shtyn ata më thellë në varfëri.

Çmimet e ushqimit, karburantit dhe për disa gjëra të tjera janë rritur, duke u bërë ato të paarritshme për shumë njerëz dhe presioni mbi vlerën e valutës afgane e ka përkeqësuar situatën.

Në fillim të muajit, Banka Botërore tha se donatorët kishin miratuar transferimin e 280 milion dollarëve nga një fond i ngrirë besimi te dy agjenci humanitare për të ndihmuar Afganistanin t’i përgjigjet krizës humanitare.

Gjatë sundimit taleban të Afganistanit 1996-2001, militantët i ndaluan grave dhe vajzave arsimimin dhe jetën publike, urdhëruan mjekrën për burrat dhe pjesëmarrjen në lutje, ndaluan sportet dhe argëtimin dhe kryen ekzekutime publike./ REL

Etiketa: AfganistanRezolute

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
E mbante Bora me lekë? Surprizon rroga e Donaldit

E mbante Bora me lekë? Surprizon rroga e Donaldit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26

Sot mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

07:38 - 03/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Tetor 2026

07:33 - 03/10/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 3 Tetor 2026

07:30 - 03/10/26
Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com