GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krim brenda familjes në Konispol/ Burri vret gruan, më pas humb jetën pas sherrit me djalin (Emrat)

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr me sende të forta brenda lokalit, shpallet në kërkim 44-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një krimnë familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol të Sarandës. Burri, pas një grindjeje të çastit, ka vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij në banesë.

Por, pak çaste më pas, gjatë sherrit edhe me të birin 40-vjeçar, ky i fundit dyshohet se e shtyu nga shkallët, teksa edhe i moshuari gjeti vdekjen nga lëndimet e marra.

Ngjarja e rëndë, sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht), në fshatin Shalës. Policia sqaroi se autori-viktimë, Hysen Islamaj, është 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Shano Islamaj, 66 vjeçe. Burime zyrtare thanë se kanë nisur edhe hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake.

Gjithashtu u bë edhe prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, Klementin Islamaj, 40 vjeç, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia zyrtarisht.

Klementin Islamaj

Hetimeve iu bashkëngjit edhe Prokuroria vendore. Mësohet se çifti i të moshuarve që mbeti viktimë e krimit në familje, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

I dyshuari, pas arrestimit, po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale.

Lexo edhe:

“Gjyshi vrau gjyshen” – Vajza e vogël lajmëroi të atin, detajet nga ngjarja në Konispol

Etiketa: Kryesore1SarandëVrasje

Lajme të lidhura

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!
Aktualitet

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26
Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!
Aktualitet

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

14:18 - 06/11/26
Para
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë – Video

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë - Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!
Aktualitet

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e cilësoi portalin e ri të prezantuar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, të quajtur...

Lexo më shumë
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com