GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i INSTAT: Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten

14:09 - 08/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngrënia në orët e vona, jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet në nivelet më të ulëta që prej qershorit 2021.

Megjithatë, çmimet e ushqimeve, që zënë peshën më të madhe të shportës së ushqimeve të familjeve shqiptare, kanë vijuar rritjen.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2024 është 2,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,2 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2024, krahasuar me Qershor 2024 është -0,2 %. Edhe në qershor, inflacioni vjetor ishte në nivelin e 2.1%.

Që nga muaji shkurt niveli i inflacionit mbetet poshtë objektivisht të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, pas rritjes së lartë që shënoi dy vitet e mëparshme për shkak të pasojave të pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve në bursa nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tetor 2022 inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga 1998-a, me 8.3%.

INSTAT njoftoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,68 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,43 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0,05 pikë përqindje dhe çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje secili.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Korrik 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Shëndeti” me 1,5 %, “Transporti” me 0,3 % dhe “Komunikimi” me 0,2 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 %, “mish” me 2,6 %, etj.

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbajë normën bazë të pandryshuar në 3%, pasi në mbledhjen e mëparshme ndryshoi për herë të parë kursin në tre vjet, duke e ulur normën me 0.25 pikë përqindje. Norma bazë është instrumenti kryesor që banka qendrore përdor për kontrollin e inflacionit.

Gjatë deklaratës për shtyp, guvernatori Gent Sejko tha se “Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, ndërsa inflacioni shënoi një rënie të ndjeshme. Kjo ecuri sugjeron se ekonomia shqiptare po lë pas pasojat e goditjes që pësuam nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 – 2023”.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë, duke qëndruar pranë nivelit mesatar prej 2.1%.

Kjo ecuri u diktua thuajse tërësisht nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, dhe në veçanti të frutave e perimeve, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte përgjithësisht i qëndrueshëm, ndonëse me një tendencë të lehtë rënëse.

Nga këndvështrimi makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë tremujorit të dytë ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste shfaqen më të qëndrueshme.

Rënia e inflacionit të importuar ka pasqyruar si ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit, ashtu edhe rënien e inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Në veçanti, ngadalësimi i shpejtë i inflacionit të ushqimeve në vend ka ecur paralelisht me një ecuri të ngjashme në tregjet ndërkombëtare, duke sugjeruar se kjo ecuri pasqyron një goditje pozitive oferte.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste mbështetet si nga kërkesa solide për mallra e shërbime, ashtu edhe nga rritja relativisht e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit”, tha guvernatori.

Sipas Sejkos, rritja e pagave në sektorin privat gjeneron më shumë të ardhura për familjet shqiptare, por ajo vijon të ushtrojë presion mbi kostot e prodhimit dhe çmimet e konsumit.

“Nga ana tjetër, inflacioni pritet të luhatet në kahun e poshtëm të objektivit tonë gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër”.

Burimi: INSTAT
Etiketa: Instat

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Zjarr në parkun arkeologjik të Finiqit, rrezikohen banesat

Zjarr në parkun arkeologjik të Finiqit, rrezikohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com