GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci qejfli për mikrofona dhe ekrane led wall, blen 41 milionë lekë pajisje skene

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Benet Beci qejfli për mikrofona dhe ekrane led wall, blen 41 milionë lekë pajisje skene
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci kujdeset që në festa dhe në daljet në podiume të ketë pajisje shumë të mira që zëri dhe figura të jenë cilësore. Përveç propagandës që është detyrim, duket se kryetari është pak merakli për këto sende.

Tenderi i fundit ka si objekt “Shërbim foni, led wall skenë dhe ndriçim”.

Pra, do të blihen pajisje për skenën, për monitorimin e kamerave, kamera, mikrofona, ekrane për skenë dhe sigurisht drita për ndriçim me cilësi të mirë, theksohet në dokument.

Dhe për këto blerje luksi, Beci do të marrë nga taksat e shkodranëve 41 milionë lekë. Por, sikur të mos mjaftonte shpenzimi i tepruar,  tenderi është zhvilluar me shkelje ligjore.

Gjatë këtij prokurimi është dorëzuar ofertë vetëm nga firma “Piano-Bisha” sh.p.k, me vlerë 35 milionë lekë. Procedura duhej të ishte anuluar dhe të bëhej një tender i ri për të marrë oferta konkurruese. Ndërsa në datën 26 korrik 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave.

Sigurisht që Beci nuk mund të lërë koncertet dhe mitingjet pas dore, prandaj ka vazhduar procedurat për zhvillimin e garës në atë ditë. Në fakt, kishte vetëm një pjesëmarrës, por ka vazhduar prokurimi me nxitim. Edhe pse deri më datë 8 gusht 2024, kryetari e mbajti kontratën në sirtar, u mësua më vonë se “Piano-Bisha” sh.p.k, ishte shpallur fituese.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është vlerësim për riskun e korrupsionit.

Ndërkohë, ju kujtojmë se përgatitja e eventeve është një hobi i Becit, sidomos me lekët e shtetit. Edhe kur ishte ne krye të KESH, Beci shpenzonte miliona lekë për festa.

Një rast abuzimi që lidhet me këtë temë është vitin 2020, kur si  Drejtor i Koorporatës Energjetike Shqiptare, Beci shpenzoi 100 mijë euro për imazhin dhe eventet e institucionit.

Në dokumente shkruhej se vlera e fondit limit ka qenë rreth 140 milionë lekë, ku firma fituese duhet t’i rriste imazhin KESH-it për një periudhë 24 mujore. Epo, në atë periudhë ne pamë vetëm rritje të borxhit të kompanisë, nuk pamë ndonjë rritje imazhi apo diçka të ngjashme. Kështu, po ndodh edhe me bashkinë Shkodër.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzibenet becidritakameralad wallmskentender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
VIDEO – Jasir Asani protagonist në Kore, shënon gol me Gwangju

VIDEO - Jasir Asani protagonist në Kore, shënon gol me Gwangju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com