GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shkolla, rënia e një “miti” kombëtar

(Mësuesi, që nga “zotni” u kthye në “shok”!?)

14:46 - 14/08/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkolla, rënia e një “miti” kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga NDUE DEDAJ* –Se si është shkolla sot, optimistët ta gjykojnë po deshën nga statistikat e Ministrisë së Arsimit, që me siguri tregojnë rritje nga viti në vit! Pesimistët nga treguesit e PISA-s, sipas të cilëve ka rënie drastike të rezultateve të nxënësve në matematikë, lexim etj. Pa hyrë në analiza të thelluara të arsimit, arritjeve dhe dështimeve, një gjë e vërejnë të gjithë, drejtimin politik të shkollës, ndonëse nën një ombrellë demokratike. Qeveritë e tranzicionit thonë se kemi bërë reforma në arsim, ama drejtuesit e shkollave nuk i “voton” në asnjë rast stafi pedagogjik, ata i emron partia si qëmoti dhe pikë! “Shkollë për drejtorë” mund të kenë bërë dhe të tjerë, por në karrigën e drejtorit nuk mund të ulën në asnjë rast!? E thartë, e thënë drejpërdrejt dhe pa shumë etikë, por ky është realiteti. Drejtori na duhet “yni”, edhe nëse nuk ka fiks tesër partie në xhep. Si mund t’ia besojmë shkollën dikujt tjetër? E, pra, shkollat jopublike në Shqipëri, që nuk i drejtojnë partiakët, militantët apo dhe më keq, patronazhistët, shpesh janë më të mirat, si në Tiranë, Shkodër, Durrës etj. “Çfarë po na thoni! A nuk keni qenë këtu? Kështu kanë bërë dhe ata të tjerët (të djathtët) kur ishin në pushtet, kanë vënë njerëzit e tyre, deri te pastrueset!” Jo vetëm ata, por që nga 44-a kështu ka ndodhur! Problemi është se me këtë logjikë nuk shkojmë askund, administrata e shkollës në vitin 2024 duhet të jetë veçse teknike dhe asessi politike. Vetëm ministri lë të jetë person politik! Për mendimin tonë jo domosdoshmërisht as ai.
Nëse ka një gjë që është thelbësisht kombëtare, kjo është shkolla dhe nëse këtu dominon partia, vajmedet, Europën mos e shko as nëpër mend, pasi ajo arsimin e ka bërë me strategji kombëtare e jo parciale. Shkolla u kthye në mision nga Rilindja Kombëtare dhe misioni nuk pranon që ta kornizojë ideologjia. Luigj Gurakuqi nuk i shihte mësuesit nga “tesëra e partisë”, por nga dijet dhe përkushtimi ndaj kombit. Për një vend që dilte nga analfabetizmi kronik, në shekullin XX shkolla u kthye në një “mit” për shqiptarët, ndonëse me mjaft kufizime ideo-politike mbas Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq sistemi arsimor është krejtësisht i centralizuar, shkolla quhet publike veç formalisht, pasi publiku nuk ka asnjë rol në qeverisjen e saj, paçka disa komisioneve tejet formale. Mësuesi ka nja pesë – gjashtë drejtorë mbi krye, nga shkolla në ministri, me turlilloj emërtesash, që me shumë se me asgjë tjetër merren me shkresa. Që të mos na thonë se po e teprojmë, po i përmendim: drejtori i shkollës, drejtori i zyrës arsimore vendore, drejtori i arsimit i bashkisë, drejtori rajonal i arsimit, drejtori i arsimit parauniversitar, drejtori i agjensisë së inspektimit dhe kontrollit dhe mbase nuk mbyllet me kaq. Këtë “luks” drejtorash nuk e ka as mësuesi amerikan apo anglez. Shteti mund të mburret se ka bërë për shkollën dhe nuk duam t’i biem mohit asgjëje të mirë që është arritur, ama deri më sot nuk ka mundur të largojë shpërndarësit e drogës nga “oborri” i saj, me gjithë vullnetin e ministrit të Brendshëm që sapo e larguan!…
Personalisht, për të kuptuar gjendjen kritike të shkollës, më mjafton shqipja e rrënuar e rrjeteve sociale. Ajo tregon se cili ka qenë niveli i përvetësimit të gjuhës shqipe në tridhjetë vitet e tranzicionit. Një shëmtim e masakrim i gjuhës masivisht; gabime drejtshkrimore, morfologjike e sintaksore trashanike. Mungon kultura e gjuhës dhe gjuha e kulturës. Nuk bëhet më fjalë për bukurshkrim, që ka gjasë të shihet si diçka anakronike, por për të shkruarit korrekt të çdo teksti që publikohet. E nuk është vetëm çeshtje rrjetesh sociale, por dhe institucionale e akademike, pasi nuk ka më korrektor gjuhësor, redaktor letrar, reçensent! E kur nuk është gjuha në nivelin e duhur, aty e më keq është mësimi i historisë, e cila ka filluar të “bëhet” nëpër klube njëlloj si politika, me një pasion të çuditshëm, që vetëm padituria mund ta sjellë. Nuk paraqiten më mirë as gjeografia dhe lëndet e tjera kombëtare, në vend të muzikës klasike, operistike e moderne bëhet folklor, në vend të pianos i bihet çiftelisë!… Mund të mburremi se dhe nxënësit tanë tashmë i nxënë disiplinat shkencore me tekstet e Oksfordit, Kembrixhit apo Harvardit, gjë që është më të vërtetë e rëndësishme, por si mund të bëhet fizikë, kimi, biologji etj. kur nuk ka askund kabinete mësimore, laboratore dhe qendra eksperimentimi. Rrofshin projektet, që nuk janë asgjë tjetër, vetëm ca plagjiatura të “pafajshme” interneti. Për të përgatitur një të ashtuquajtur projekt për një roman nxënësit nuk venë në bibliotekë të lexojnë librin, por futën online për të gjetur se ç’kanë thënë të tjerët për autorin!? Ky është kulmi i një “ore letrare”. Një shkollë që nuk e ka bibliotekën me raftet në korridore, ku librin ta “prekin” të gjithë me sy dhe me dorë, nuk është institucion edukimi. Se gjerat janë të ndërlidhura, një nxënës që nuk lexon, nuk ka mendim të vetin, s’mund të shkruaje bukur, s’përgatit dot një esse origjinale. Duket se shkolla i është dorëzuar pa kushte internetit, si të jetë fjala për një “magazinë popullore” ku të gjithë fusin duart sipas qejfit. Nuk është fjala këtu për të mësuarit digjital me platforma përkatëse, që ndihmon në rrethana specifike, siç ishte pandemia, shkollat shqipe të emigracionit etj. Fëmijët në Suedi, tregojnë emigrantët tanë atje, mësojnë që në klasë të parë se çfarë është lopata, kazma, sharra dhe si përdorën veglat e punës, kurse tek në veç në i mësofshin fëmijët e Zadrimës te “Mrizi i Zanave”.
Ka një kontradiktë të madhe sot, shkolla ka të tjera sfida për të përballuar në shoqërinë moderne, ndërkohë që ajo shtetërore, publike qeveriset me mendësitë e djeshme(!) Mësuesve nuk u janë krijuar kurrëfarë mundësish që të zhvillojnë aftësitë e tyre konkuruese profesionale, por thjeshtë t’ia dijnë për nder qeverisë kur u rrit rrogat!? Vetëm njëzet përqind e fondeve përdoruara për muret e godinave shkollore të reja apo të restauruara, të ishte vënë në dispozicion të veprimtarisë kualifikuese e eksperimentuese të arsimtarëve, pozita, dinjiteti dhe paga e tyre do të ishte tjetër. Mësuesi i dekadave të para të shekullit XX ishte “zotni”, kurse mësuesi i sotëm ka mbetur “shok”, si në 44 – ën e këndej. Burokracia arsimore përpiqet ta mbajë mësuesin lidhur pas “Ditarit”, edhe pse mësuesit në pjesën më të madhe e bëjnë atë formalisht. Sistemi i punës së mësuesit është aq i komplikuar gjatë procesit mësimnor dhe edukativ, sa nuk ka ditar që të mund ta rrokë! Por, ani, qeverisë, i duhet formalizmi, statistikat, një mësues i bindur që shkruan raporte e plotëson evidenca si të jetë një nëpunës. Kulmi ka qenë para pak vitesh, nuk e dimë sot, kur mësuesit i kërkohej të argumentonte me disa rreshta notën e vënë prej tij!?…
Një vështrim kritik i shkollës, sidomos i rolit të shtetit ndaj saj, mendojmë se mund të ndihmojë në një fillim viti shkollor, ku sigurisht nuk do të mungojnë lulet, por do Zoti e na kursehen fjalimet dhe grimasat qeveritare!…
*Marrë nga faqja në Facebook
Etiketa: arsimiOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Vatër zjarri e madhe në Çerragë të Belshit, përfshihen pemishtet

Vatër zjarri e madhe në Çerragë të Belshit, përfshihen pemishtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com