GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deportimi nga Dubai, Dervishaj e Meçaj shkelën “vijën e kuqe”, kërcënuan investitorin e huaj në Durrës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Deportimi nga Dubai, Dervishaj e Meçaj shkelën “vijën e kuqe”, kërcënuan investitorin e huaj në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno/ Deportimi historik nga Dubai i Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj drejt dhe në Shqipëri, ka ngjallur kureshtjen dhe të institucioneve ligjzbatuese në vend, të cilat janë informuar për një skenar presioni dhe kërcënimi të një personi të huaj, që rezulton të jetë investitor strategjik në Shqipëri.

SPAK i kishte çuar disa vite më parë kërkesën për ekstradim të Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, por Dubai as që u angazhua ta shqyrtonte këtë çështje, duke lënë të lirë dy protagonistët e botës së krimit.

Dervishaj dhe Meçaj, kanë vijuar për disa vite të qëndrojnë pa u shqetësuar nga askush në Dubai, edhe Plaurenti është përfshirë në disa incidente të vogla.

Por “pushimet” e tyre janë prishur në mënyrë të befasishme kur forcat speciale të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë shkuar dhe i kanë marë në mënyrë të dhunshme në banesë, duke i deportuar në mënyrë të menjëhershme në Shqipëri, ku aktualisht janë izoluar në burg për disa krime të kryera.

Për pak ditë sa kanë qëndruar të izoluar në Dubai Meçaj dhe Dervishaj, s’kanë pasur mundësi të takojnë askënd, përfshirë avokatët e tyre, asnjë mundësi për një telefonatë të vetme, por direkt dhe “pako postare” janë nisur në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Ky është precedenti i parë historik, që Dubai deportoi kaq shpejt dy personazhe të botës së krimit që qëndronin prej disa vitesh rezident në këtë shtet.

Diçka e madhe ka lëvizur nën rogoz që autoritet e Dubait të vlerësonin se dy shqiptarët e shpallur në kërkim për një seri krimesh, tashmë kishin shkelur vijën e kuqe dhe për pasojë duhet të deportoheshin.

Të dhënat flasin se Dervishaj dhe Meçaj, dyshohet se përmes disa mesazheve kanë kërcënuar nga Dubai me vrasje zyrtarë të Administratës Portuale në Durrës dhe një investitor të huaj, duke kërkuar përqindje të lartë në një investim që po ndërtohet në këtë zonë.

Situata është agravuar deri në atë shkallë, sa është informuar dhe investitori strategjik, i cili me sa duket as ka pritur një moment të dytë, por ka informuar autoritet në Dubai, se dy personazhe të botës së krimit në Shqipëri por rezidentë në Dubai, ushtronin presion mbi investimin e tij.

Policia Shqiptare beson shumë se të dhënat e paraqitura në Dubai nga ky investitor i huaj, kanë vënë në lëvizje policinë e Dubait e cilat kanë aktivizuar forcat speciale, për të arrestuar Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj dhe brenda pak ditëve ti deportojnë në Tiranë.

Aktualisht Meçaj dhe Dervishaj janë lënë në burg, ku pritet të përballen për një seri akuzash nga vrasja e Klodian Saliut, trafiku i kokainës, shkatërimi i pronës me eksploziv, vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Landi Muharremit dhe prokurorit Arjan Ndoja e deri tek sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e disa personave në Shqipëri.

Etiketa: DubaiKryesore1Plaurent Dervishaj

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Ngushtohet popullsia e Kosovës, 3 mijë fëmijë më pak se…
Aktualitet

Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

09:25 - 19/08/26
Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje
Botë

Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje

09:14 - 19/08/26
Para
BBC jehonë mbajtjes padrejtësisht në burg nga Serbia të ish-anëtarit të UÇK-së

BBC jehonë mbajtjes padrejtësisht në burg nga Serbia të ish-anëtarit të UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26

Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike pritet...

Lexo më shumë
Ngushtohet popullsia e Kosovës, 3 mijë fëmijë më pak se…

Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

09:25 - 19/08/26
Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje

Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje

09:14 - 19/08/26
Tragjedia në Manzë/ Çifti shuhet në aksidentin fatal, shoferi dhe vajza italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Tragjedia në Manzë/ Çifti shuhet në aksidentin fatal, shoferi dhe vajza italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

08:46 - 19/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

“Do t’i dalim zot vendit!” 81 ditë revoltë, shqiptarët mbushin sheshet duke kërkuar dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

08:32 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com