GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si është Shqipëria sot? Ashtu siç e do Mafia

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Si është Shqipëria sot? Ashtu siç e do Mafia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Kur ti t’i bësh masë arresti atij mikut tënd, atëherë do t’i bëj unë këtij që më kërkon ti.” – Ai kërkuesi urdhërues nuk foli më. Heshti dhe iku në zyrën e vet. Kjo është një replikë e shkurtër në SPAK mes dy prokurorësh.

Ndërsa një ndërkombëtar duke dëgjuar kryeministrin u shpreh diku: “Aq shpesh i përmend Edi Rama disa koncensione të mëdha e investime miliardash, sa na lë përshtypjen se i ka të vetat…”

Ky është thelbi i përplasjeve sipas klaneve. Skaneri asaj çka ndodh thuajse përditë në zyrat e akuzës e gjykatave e vendimmarrjes.

Pleh qeveria, eunuk drejtësia. Mpleksjet janë sajuar si krushqi penale.

Inceneratorët vijojnë të diktojnë veprime qeverie dhe drejtësie. Mbetjet toksike janë një lajm botëror për një vend ku ligjin e bëjnë plehërishtet e çdo lloji.

Rrezikshmëria është ekstreme. Dyshimet shkojnë për lëndë radioaktive. Ligj për mbetjet është rikthyer siç bën dhe do Ndrangheta. Eco Tirana është dosje treguese. Gjysma në Itali e arrestuar, sekuestruar e dënuar. Në Tiranë e amnistuar.

Përgjimet

Keqbërja është kthyer në përditshmëri. Krimi është organizuar duke kontrolluar terren e pushtet Drejtësia është rrudhur. Nisi keq. U emëruan me qoka politike të gjithë. Bënë nderet e para borxhlinjve. Pastaj nisën të punojnë për vete. Me këdo. U përzien. Policë, prokurorë, gjykatës, biznesmenë, qeveritarë, deputetë, bashkiakë, gazetarë. Nuk mungojnë edhe opozitarë.

Jo pak subjekte prokurorë e gjyqtarë paguan deri në 1 milionë euro komisionerëve për të ndenjur në detyrë. Shuma të përafërta për drejtorë policie. Në disa raste financimet vinin nga grupet kriminale. Ose nga fitimet për vendime në favor të tyre. Ata ishin dhe janë pjesë dominuese e shtabeve elektorale të mazhorancës Me qeveritarët qendrorë e lokalë marrin punë publike. Janë nëpër dosje të paprekur e të padënuar. Prej më tepër se katër vitesh. Shikoni. Ka kulla si kërpudhat. Investime strategjike. Miliarda euro pastrohen me dijeni dhe lejen e palëve. Të dy pushteteve, ekzekutiv e gjyqësor.

Përgjimet janë me emra. Nga Kryeministri te ministrat. Njerëzit e drejtësisë janë inkriminuar keqas. Disa prej tyre prej kohësh duhej të ishin të pandehur. Në qeli. Rama dhe qeveritarët e dinë kush janë prokurorë e gjyqtarë nëpër dosje. Janë mëkate të bëra bashkë. Dinë sekretet e njëri-tjetrit. Po mbrojnë njëri tjetrin. Ata qëndrojnë bashkë. Duhet të japin llogari në ikje bashkë. Para kujt?!?!

Një drejtësie të pastruar nga vetvetja. Pa veshë të shkulur ambasadash.

Dhe kur pyet pas këtyre katrahurave, si është Shqipëria sot?

Nuk mundesh të japësh përgjigje tjetër veç asaj fatkeqes se .. bash siç e do Mafia, hasmi…

 

Etiketa: mafiaShqiperi

Lajme të lidhura

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

08:14 - 26/11/26
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri
OP-ED

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Para
I riu ende në kërkim, ja “Benzi” që përplasi për vdekje avokatin Dingo

I riu ende në kërkim, ja “Benzi” që përplasi për vdekje avokatin Dingo

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Në ditën e 181-të të protestës, qytetarja përplaset me policinë, vendoset kordon te Kryeministria
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Në ditën e 181-të të protestës, qytetarja përplaset me policinë, vendoset kordon te Kryeministria

20:16 - 27/11/26

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë...

Lexo më shumë
Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

15:44 - 27/11/26
Tabaku: Buxheti 2027 është i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

Tabaku: Buxheti 2027 është i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

15:34 - 27/11/26
EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D

EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D

15:13 - 27/11/26
1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

14:49 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com