GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është përcaktuar kalendari i plotë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Europian U-21 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri. Dy grupet, B dhe D, do të luajnë takimet e tyre në katër stadiumet e përzgjedhura në vendin tonë, duke sjellë në Shqipëri disa prej kombëtareve më të mira europiane të kësaj grupmoshe.

Përveç Shqipërisë U-21, që bën pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën, në stadiumet shqiptare do të zhvillohen edhe ndeshjet e Grupit D, ku janë pozicionuar Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do ta nisin aventurën europiane më 16 qershor 2027, në orën 21:00, me përballjen ndaj Spanjës në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë ndaj Italisë do të luhet më 19 qershor, po në orën 21:00, në të njëjtin stadium. Faza e grupeve për Shqipërinë do të mbyllet më 22 qershor, me takimin ndaj Finlandës në “Elbasan Arena”, në orën 21:00.

Ndërkohë, Grupi D do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Arena e Demave” në Tiranë, ku do të zbresin në fushë katër kombëtare me traditë të madhe në futbollin europian.

Grupi B

Itali U21 vs Finlandë U21, 16.06.2027, 18:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri U21 vs Spanjë U21, 16.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”

Shqipëri U21 vs Itali U21, 19.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”

Spanjë U21 vs Finlandë U21, 19.06.2027, 21:00, “Elbasan Arena”

Finlandë vs Shqipëri U21, 22.06.2027, 21:00, “Elbasan Arena”

Spanjë U21 vs Itali U21, 22.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”

Grupi D

Norvegji U21 vs Belgjikë U21, 17.06.2027, 18:00, “Loro Boriçi”

Gjermani U21 vs Holandë U21, 17.06.2027, 21:00, “Arena e Demave”

Belgjikë U21 vs Holandë U21, 20.06.2027, 18:00, “Arena e Demave”

Norvegji U21 vs Gjermani U21, 20.06.2027, 21:00, “Loro Boriçi”

Holandë U21 vs Norvegji U21, 23.06.2027, 21:00, “Loro Boriçi”

Belgjikë U21 vs Gjermani U21, 23.06.2027, 21:00, “Arena e Demave”

Ndeshjet e EURO U-21 2027 do të zhvillohen nga 16 qershori deri më 3 korrik.

Shqipëria do të mirëpresë kështu 12 ndeshje të fazës së grupeve, me katër stadiume që do të jenë në qendër të vëmendjes së futbollit europian gjatë këtij eventi madhor.

Pas fazës së grupeve, dy ndeshje çerekfinale do të luhen në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, një gjysmëfinale në “Arenën Kombëtare”, si edhe finalja e madhe më 3 korrik në “Arenën Kombëtare”, në orën 21:00.

 

Etiketa: EURO-21 2027grupikalendarindeshjetUEFA

Lajme të lidhura

EURO U-21 2027/ ‘Shtëpia e Futbollit’ bëhet pjesë e emocioneve të shortit, FSHF organizon një event të veçantë
Sport

EURO U-21 2027/ ‘Shtëpia e Futbollit’ bëhet pjesë e emocioneve të shortit, FSHF organizon një event të veçantë

12:41 - 27/11/26
Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…
Breaking Views

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D
Sport

EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D

15:13 - 27/11/26

Është përcaktuar kalendari i plotë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Europian U-21 2027 që do të zhvillohen...

Lexo më shumë
1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

14:49 - 27/11/26
Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

13:50 - 27/11/26
Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

13:28 - 27/11/26
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

13:07 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com