GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kemi skuadra (me kepucë) futbolli apo banda (me shkopinj) bejsbolli

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Ironia e gazetarit: Kryeministria është me qira, paradite zyrtarët dhe pasdite ‘punojnë’ mafiozët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Basir Çollaku
Nuk ndalen. Nuk njohin asgjë vetëm Atë. Oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i vënë armën në kokë në zyrë, një qytetari refuzues të dorëzojë shtëpinë i shkon gjithë familjarët dhe fisi deputetit Rrahman Rraja dhe e masakron me shkopa bejzbolli dhe me kobure, tani mësyjnë e kanosin me sms dhe në shtëpi kreun e Federatës së Futbollit njëherësh zv president i UEFA, Armando Duka.
Sipas njoftimit policor, kërcënuesit e ndaluar kanë qenë presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre futbollistë. Nazmi Selmani, me djemtë Adolf, Brajan e Santiago. Ekipi familjar me drejtues babain dihet se përse kanë mbërritur në ekstrem dhe ku e kanë garancinë e këtij sulmi jo sportiv. Ata donin kombëtaren. Atje është tava e madhe. Bëhet emër por edhe ndonjë punë tjetër nëse lidhjet e duhura janë. Një karton një penallti një gol, një detaj e skedina fluturon.
Federata ka qenë ishulli i sulmuar për ta pushtuar thuajse njëlloj nga Erion Veliaj, teksa mburrej në përgjime se ishte ai me koqe hekuri, ndonëse rezultoi ti ishin djegur hallatet te inceneratorët . Aso kohe ai ishte “banda” e porosive të Ramës. Futbolli është një nga bizneset ku pastrimi i parasë kërcen shqeto. Në mjaft raste pronarët e bosët e ekipeve të futbollit janë me të shkuar të dyshimtë.
Bastet sportive vazhdojnë në të zezë megjithëse ligjin e ka konservuar prej një viti qeveria. Skedinat ku futen ndeshje të kampionatit shqiptar i gjen nëpër botë gjithnjë e më shpesh. Shitjet me rezultate të sakta janë një minierë fitimprurëse.
Në të gjithë qarqet kryesore duke përfshirë Tiranën në krye, bastet i kontrollojnë bandat dhe krimi i organizuar. Komisariatet e Policisë së Shtetit, drejtuesit dhe segmente të Prokurorisë, e dinë thuaj përmendësh hartën e pikave informale të lojërave të fatit, marrëzisë së kthyer me leje. Ata kanë zarfat mujore, njëlloj si te pikat e call centerave të mashtrimit financiar.
Ishte Edi Rama kur dërgonte lajm në konferencë shtypi se ia dinte targën e makinës Vis Martinit bosit 600 milionë eurosh, aktor kontrollues i këtij sporti tashmë i zhdukur. Rastësia nuk e shpërndau këtë bIznes tek emra jo anonimë për kreun e qeverisë. Ajo fjali riformatoi tregun qindra milionë eurosh, deri tani të zi. Vëllai i KM, Olsi Rama i dosjes së “Xibrakës” së kokainës është drejtor i Partizanit dhe kjo nuk është thjesht detyre pasioni. Iliria e Fushë-Krujës ka hequr këpucët e futbollit e ka kapur shkopinjtë e bejsbollit kundër kreut të Federatës Duka Fushë-Kruja, zona e Niklës, është një zonë si rajoni 13 në Francë, ku policia di vetëm adresën dhe bandat kontrollojnë trafikojnë dhe vrasin.
Bandat sot i shkojnë në banesë për ta bindur ndryshe dhe një autoriteti me mandat evropian. Të tjerët nuk i kanë në skedinë, komunikojnë me mjete me këpucë, shkop, pistoletë, tritol..Këta grupe, janë ekipe futbolli, trafiqesh dhe njëherësh shtabet elektorale të mazhorancës..Këta gjuajnë penallti për zgjedhjet..
Etiketa: BandaFutbollskuadra

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para
Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të...

Lexo më shumë
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com