GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi vodhën miliona me inceneratorët, qeveria rikthehet te PPP-të me landfille

08:38 - 02/09/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi vodhën miliona me inceneratorët, qeveria rikthehet te PPP-të me landfille
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria parashikon ngritjen e landfilleve të reja për menaxhimin e mbetjeve, por kostot për ndërtimin dhe operimin e tyre do të mbulohen nga privati për një afat deri 30-vjeçar.

Në draftin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e diferencuar e mbetjeve në burim, me qëllim ripërdorimin e tyre nëpërmjet riciklimit, duke mos përjashtuar edhe incenerimin.

Ndër të tjera, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, projektligji lë hapësira ligjore për nisma private për të operuar me landfille.

“Nga një lexim i nenit Neni 36 Garancitë financiare për lendfillin mund të kuptojmë:

Së pari, projektligji lë hapësira ligjore për iniciativa private për të operuar me lendfille. Kjo do të thotë se mund të ketë shprehje interesi nga privati për lendfille të reja.

Së dyti, nga pikëpamja garancisë, kur flasim për “garancitë financiare për landfillin,” ka të bëjë me masat financiare që sigurojnë se një operator i landfillit do të ketë burimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e funksionimit, mirëmbajtjes, dhe mbylljes së sigurt të landfillit.

Këto garanci janë të rëndësishme për të siguruar që kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe të rehabilitimit të tokës nuk do të kalohen te taksapaguesit apo te komuniteti në rast se operatori nuk arrin të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Pra në terma konkretë, garancitë janë nga banka ose institucione financiare, që sigurojnë se fondet do të jenë në dispozicion për mbulimin e kostove apo depozita nga operatorët”, pohon Haxhimali.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” synon përgatitjen e mbetjeve për riciklim, ku për ndarjen e tyre në burim procesi do të administrohet nga pushteti vendor.

Për konkretisht drafti parashikon në nenin 24 detyrat konkrete për bashkitë. Drafti përcakton si kompetenca të drejtpërdrejtë e bashkive grumbullimin e mbetjeve bashkiake, grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Gjithashtu për bashkitë përcaktohen përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të operacioneve teknike dhe infrastrukturën që lidhet me transportin, kontejnerët dhe veprimtari të tj.

“Grumbullimi i diferencuar në burim është detyrim që duhet shoqërohet me mbështetje në edukim, ndërgjegjësim, investime, kulture etj. Kjo kompetence nëse do zbatohet siç përcaktohet do shënojë “revolucionarizimin” e këtij shërbimi”, thotë Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Asnjë mbetje bashkiake nuk ndahet aktualisht në burim. Të pandara dalin nga burimi (familja/biznesi), hidhen në të njëjtin kontejner, grumbullohen në të njëjtën makine teknologjike ose jo, dhe shkarkohen në pikën fundore.

“Në pikat fundore ka një ndarje apo fraksionim shumë minimal. Kjo dëshmon se kemi një sistem të pa integruar ashtu siç ligji ka emrin, dhe ekonomia qarkulluese ngel në klasë”, veçon Haxhimali.

Sakaq ekspertë dhe riciklues ngrenë shqetësimin se landilli i Sharrës është mbushur me mbetje përtej kapacitetit, duke shkaktuar problem mjedisore. Kontrata koncensionare me kompaninë “Integrated Energy” për përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës e nënshkruar në vitin 2017 parashikonte edhe ngritjen e një inceneratori për djegien e plehrave, por inceneratori nuk u ngrit.

Në muajin gusht 2023, inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK. Pas sekuestrimit nga SPAK kompania Integrated Energy administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. /Monitor

Neni 36

Garancitë financiare për lendfillin

  1. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar kostot e ndërtimit dhe të operimit.
  2. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të sigurojë garancinë për kostot e mbylljes së lendfillit, ndërhyrjet e nevojshme pas mbylljes së lendfillit dhe rehabilitimin e mjedisit.
  3. Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për lendfillin është të paktën 30 vjet nga mbyllja e lendfillit.
  4. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit, miraton rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.
Etiketa: Kryesore1landfillqeveri

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
 Mister/ Gjendet e plagosur rëndë një vajzë në qendër tregtare

I vuri zjarrin makinës së ish-bashkëshortit, arrestohet shqiptarja në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com