Një 14-vjeçare është bërë nënë në Korçë.
E mitura është paraqitur ditën e djeshme në maternitet, ku edhe është kryer lindja.
Ndërkohë, Policia ka shoqëruar në Komisariat 21-vjeçarin D.K. dhe më pas e ka vënë nën arrest për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai ka pranuar para policëve se është babai i fëmijës.
Lidhur me rastin, policia konfirmon se nuk ka pasur denoncim dhe ka vepruar me iniciativë.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës, thuhet në njoftimin e policisë“, njoftoi policia.
Çifti janë pjesë e komunitetit egjiptjan dhe kishin një fejesë prej një viti dhe të njohur nga të dyja familjet.
Nga burimet spitalore thuhet se 14-vjeçarja është paraqitur me 21-vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt si të fejuar.
Discussion about this post