“Këtu nuk bëhet fjalë për demokraci por për një shtet në gramhat e fundit”, deklaroi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, sot nga foltorja e Kuvendit.
Deputetja kundërshton aktet normative të qeverisë kundër protestave, si akte të cilat kthejnë Shqipërinë në një shtet policor që i ngjason pushtetit të Enver Hoxhës
“Protestat në Shqipëri nuk kanë lidhje me Francën as Italinë. Këtu po luftojnë qytetarët që të luftohet korrupsioni. Protestat zgjuan nervin qytetetar dhe rininë shqiptare. Aktet normative janë antikushtetuese, cënojnë të drejtat e njeriut dhe i japin kompetenca policisë së shtetit të sillet si gjykatë.
Të sillte e të veprojë si shtet policor. Këtu nuk bëhet fjalë për demokraci por për një shtet në gramhat e fundit prej protestës, korrupsionit, abuzimit”, deklaroi Tabaku.









Discussion about this post