GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkëlqim Fusha fut duart edhe në aeroportin e Vlorës, i jep Belinda Balluku 477 MLN lekë për disa tuba

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkëlqim Fusha fut duart edhe në aeroportin e Vlorës, i jep Belinda Balluku 477 MLN lekë për disa tuba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka përfshirë oligarkun Shkëlqim Fusha edhe në aeroportin e Vlorës. “Fusha” shpk njihet për paratë që ka marrë nga  fondet e rindërtimit, nga Piramida dhe Teatri, si edhe koncesione dhe tendera pa fund. Tashmë biznesmeni është ftuar t’i japë një dorë edhe aeroportit të Vlorës.

“Fusha” shpk ka përfituar tenderin me objekt ‘Sistemi i furnizimit me ujë te Aeroportit te Vlorës’, ku do të hapë kanale dhe do të shtrojë tuba uji për të krijuar kushtet për koncesionarin që po ndërton aeroportin.

Për këtë gjë “Fusha” do të paguhet 477 milionë lekë, pa llogaritur TVSH e materialeve që do të përdoren aty. Përfitimi i këtij fondi të madh për të shtruar disa tubi uji në vetëm 6 muaj punë është vetëm sipërfaqja e këtij ajsbergu abuzimi.

Nga shqyrtimi i kontratës shohim shkeljet që janë bërë në brendësi. Siç thamë në fillim të shkrimit tenderi është zhvilluar nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë, që administrohet nga Elona Hodaj, por që është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku fjalën e fundit e thotë Balluku.

Dhe si në çdo herë tjetër në projekte të mëdha, ku përfshihen  “miqtë” e kryeministrit, Balluku jep urdhrin që tenderët të kalojnë pa vonesa.

Më 22 korrik 2024, Balluku ka hapur garën dhe më datë 6 gusht 2024 e ka përfunduar procedurën.

Në  këtë kohë u dorëzuan dy oferta, nga “ASI-2A CO” & “SHENDELLI” sh.p.k me vlerë rreth 400 milionë lekë, që ishte edhe më e lira, si dhe nga “Fusha” shpk. Bashkimi i dy kompanive u skualifikua nga gara me argumentin se nuk ka respektuar kriteret, pa specifikuar cilat.

Ndërsa oferta e “Fusha” shpk me vlerë  440 milionë lekë u pranua pa patur konkurrent përballë dhe u shpallë menjëherë fituese në ditën që u mbaj tenderi. E thënë më qartë, Shkëlqim Fusha e mori si dhuratë këtë kontratë të skuqur nga shkeljet. Prandaj Open Data Albania i ka vendosur “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit me fondin limit: për zgjedhjen e ofertës më të shtrenjtë dhe mungesë konkurrence.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është përdorur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë për të kryer shpesh herë afera korrupsioni përmes tenderave dhe koncesioneve.

Ndërsa më herët pronari është akuzuar nga opozita se ka lidhje me trafikantët.

“Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i ri-kapur në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Brendshme. 

Partia Demokratike nuk do të bënte kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha”, thuhet në një deklaratë të PD  5 vite më parë.

Për këtë nuk u bënë hetime, por diçka është faktike që “Fusha” shpk është e favorizuar nga qeveria dhe e paprekshme nga drejtësia!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbashkepunimeBiznesmeni Shkëlqim Fusha. aeroporti i vloresdenoncimemafiaopn data alabniared flagTEDNERtubauje

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“Krishti u Ngjall”/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Bido publikon dokumentin: Janullatos me pasaportë diplomatike greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)
Aktualitet

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

16:05 - 22/08/26

Një ngarkesë prej rreth 80 kilogramësh kanabis, e trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë, është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë...

Lexo më shumë
Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua

Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua

15:45 - 22/08/26
Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

15:30 - 22/08/26
Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com