GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Wisdom”/ Kush është zyrtarja që u korruptua me çantën “Luis Vitton”, dhurata dhe për Evis Kushin e diplomatët

13:45 - 17/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “Wisdom”/ Kush është zyrtarja që u korruptua me çantën “Luis Vitton”, dhurata dhe për Evis Kushin e diplomatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prof. Dr. Shqiponja Telhaj është zyrtarja e cila ka marrë një çantë “Louis Vuitton” për të ndikuar në akreditimin e universitetit privat “Wisdom”.

Zbulimi del në fashikujt e dosjes hetimore të “Guardia di Finanza-s” italiane, që ka zbuluar se një grup i drejtuar nga Savino Cianci, shiste diplomave universitare të rreme. Ky i fundit, sipas hetimeve, është edhe pronari i universitetit privat në Shqipëri.

Në dosjen hetimore thuhet se “Telhajt – Presidente e Këshillit të Akreditimit të ASCAL-it (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) një institucion i qeverisë shqiptare i emëruar drejtpërdrejt nga Kryeministri i Shqipërisë me propozim të Ministrit të Arsimit, në lidhje me aktivizimin dhe përfundimin me sukses të procesit të akreditimit të Universitetit Wisdom, gjatë një darke, iu dha një çantë për gra të markës Louis Vuitton me vlerë 1.200,00 euro. Episodi u shënua në Shqipëri, më datë 08.03.2022”.

Shqiponja Telhaj është kryetare e Bordit të Akreditimit të ASCAL, ngritjen e të cilit e njoftoi dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale në Korrik 2021.

Ndërkohë, Telhaj ka mohuar akuzat.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkroi: “Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”.

Dhurata edhe për Evis Kushin

Në një tjetër pjesë të dosjes italiane, thuhet se bosi i universitetit privat Savino Cianci dhe bashkëshortja Lucia Catalano planifikojnë të përgatisin dhe dorëzojnë dhurata me rastin e festave të Krishtlindjeve (shporta) edhe për disa zyrtarë në Shqipëri. Mes tyre listohet Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, zëvendësja e saj Albana Tole, dhe zyrtarë të tjerë. Pjesë e listës janë dhe katër zyrtarë në ambasadën italiane në Tiranë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, vetëm pas publikimit të skandalit nga media, njoftoi nisjen e procedurave për mbylljen e universitetit privat për “shkelje ligjore” të gjetura gjatë një auditimi të fundit.

“Për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM. Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM”, thuhet në një njoftim të MAS shpërndarë për mediat këtë të martë.

Lexo edhe:

Dosja italiane zbulon skandalin: Drejtuesi i Ascal u korruptua me një çantë “Louis Vuitton” për të akredituar Universitetin “Wisdom”

 

Etiketa: guardia di finanzaKryesore1Savino Cianciuniversiteti WisdomWisdom

Lajme të lidhura

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja
Breaking Views

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Para
Kryebashkiaku Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, PD: Ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku emëron dhe firmos shkresa

Kryebashkiaku Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, PD: Ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku emëron dhe firmos shkresa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale
Breaking Views

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Lexo më shumë
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com