GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH i jep 4.3 mln € shtesë kompanisë ndërtuese A.N.K

11:30 - 17/09/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH i jep 4.3 mln € shtesë kompanisë ndërtuese A.N.K
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare do të paguajë edhe 4.3 milionë euro të tjera shtesë për rrugën Korçë-Ersekë në justifikimin e rishikimit të projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka modifikuar kontratën me kompania ndërtuese të rrugës A.N.K duke shtuar kostot për realizimin e punimeve të reja në terren. Kjo e çon koston totale të pjesës së dytë, të lotit të dytë të kësaj rrugë në 26 milionë euro pa TVSH.

ARRSH nuk shpalli tender të ri për punimet shtesë por ja akordoi direkt kontratën kompanisë A.N.K. Në dokumentet shoqëruese të kontratës ARRSH argumenton se kjo formë rezulton më pak e kushtueshme, për shkak se dhënia e kontratës tek një kompani tjetër do të kishte kosto më të lartë për shkak të mobilizimit të kantierit dhe zërave të tjerë që sjell ndryshimi i kontraktorit.

Sa i takon ndryshimeve të projektit, në dokumente thuhet se është kryer rishikim i projektit të urës mbi përroin e Selenicës, pasi gjatë zbatimit rezultoi se ura e parashikuar në projektin e tenderuar nuk e mbulonte gjerësinë e shtratit të lumit, i cili në periudha të ndryshme të vitit zgjeron shtratin e tij.

Po ashtu, është kryer rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës për shkak se gjatë zbatimit të punimeve është hasur prezencë e ujërave në thellësinë e gërmimit 2.5 – 3 m.

hkak për modifikimin e kontratës është bërë edhe ndryshimi i volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren, si dhe mospërputhje e projektit me preventivin. Modifikimi i kontratës është firmosur në 30 gusht, ndërsa afati për përfundimin e punimeve ka shkuar në 22 muaj, nga 18 muaj që ishte afati fillestar.

Shembja

Në mars të këtij viti rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar duke u bërë e pakalueshme. Shembja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Qarrit, që është në pjesën e parë të lotit të dytë. Fondet shtesë që qeveria është duke akorduar tani i përkasin një tjetër segmenti, që është në pjesën e dytë të lotit të dytë dhe nuk kanë lidhje me shembjen.

Sipas qeverisë, segmenti i shembur do të riparohet me paratë e vetë kompanisë ndërtuese, pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Por shtesa e fundit prej 4.3 milionë eurosh është për shkak të rishikimit të projektit, pasi projekti i mëparshëm sipas ARRSH kishte gabime dhe nuk përputhej me preventivin.

/kapitali.al/

Etiketa: ARRSHautoriteti rrugor shqiptarKorçë-ErsekëKryesore1

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Para
Fredi Beleri mban fjalimin e parë si eurodeputet në PE:  Shqipëria po largohet nga parimet e BE-së

Fredi Beleri mban fjalimin e parë si eurodeputet në PE: Shqipëria po largohet nga parimet e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com