Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi më (14 shtator) bizneset private, restorantet dhe beach baret se nuk do të kenë më leje për të vendosur çadra në hapësirat e plazheve, por vetëm hotelet.
Lidhur më këtë reformë në plazhe nga ana e qeverisë, Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik, u shpreh se menaxhimin e shezlongve e patën bashkitë dhe nuk arritën që ta menaxhonin.
Sipas tij, bashkitë janë të papërgatitura për menaxhimin dhe se kjo do të sjell problematika.
“E kanë pasur bashkitë dhje ja hoqën se nuk e menaxhonin dot dhe tani duan që t’ja kthejnë prap bashkive. Unë them se bashkitë janë të papërgatitura për këtë standard. Por eksperienca më e mirë ka treguar se duhet 50 me 50, në këtë rast e Greqisë e cila këtë vit e ka bërë 50 me 50 duke u dhënë hapësirë në vijën e parë për të pushuar çdo klienti, heqja dhe dhënia vetëm hoteleve do ta vështirësoj situatën sepse ne jemi popull kafenesh dhe i zgjidhshim problemet në kafe. Heqja totale e vijës së plazheve do krijoj problem, e mira është që nëpërmjet ekspertëve të ketë konsultim”, tha ai.
Topuzi theksoi se me menaxhimin e plazheve ka vite që eksperimentohet. Ai theksoi se vendosja e çadrave në zonat bregdetare është kthyer në një biznes.
“Menaxhimi plazheve është një problem që ka shqetësuar prej vitesh strukturat e hoteleve, ose të gjithë ata që merren me turizëm. Problemi është që nga 2015 deri tani ne kemi eksperimentuar me menaxhimin e plazhit dhe kjo tregon se nuk jemi të qartë për mënyrën se si duhet që të shfrytëzohet ky plazh. Nuk është problemi që këtë vit e kishim të zënë të gjithë dhe ti heqim që të gjitha, por duhet të kuptojmë që Mesdheu janë ujërat e vetme që mund të lahesh pa frikë. Dhe duke qenë se ka shumë turistë kjo ka bërë kërkesën për të pasur standarde dhe ka vendosur shërbimin me çadra. Problemi është kur tejkalohet këtë shërbimi i çadrave dhe zë 100 për qind të territorit, është një një problem duke e kthyer çadrën në biznes dhe jo shërbim ti çorienton tregun”, tha ai.
Leonard Maci, eskpert turizmi në një lidhje skype për emisionin, sa i takon çmimeve të larta në zonat bregdetare, u shpreh se kjo ndikojë në numrin e ulët e turistëve gjatë korrikut dhe gushtit.
“Operatorët nuk arritën që ta kuptonin në kohë që rritja e çmimeve do ti ndikonte dhe kjo reflektohet edhe tek numri i turistëve jo shumë i lartë. Prania e turistëve për korrik gusht ka qenë shumë e vakët dhe bëri që operatorët turistikë ti ulnin çmimet sepse e panë vet ca efekti negativ i krijoi atyre”, tha ai.
Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës së Bashkive teksa foli për sezonin turistik 2024 u shpreh se ka pasur trend pozitiv.
“Me nota pozitive vlerësoj dinamikën e lëvizjes e qytetarve të huaj, vendas apo edhe të rajonit, qoftë shqiptar ose edhe nga vende të ndryshme të europës. Por unë them që është në trend pozitiv ka impaktin e vet ekonomik dhe social dhe ka edhe probleme”, tha ai. Report TV
Discussion about this post