Ilijana Jotova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Bullgari, sipas rezultateve paraprake të exit-polleve të publikuara pas mbylljes së procesit të votimit.
Sipas sondazheve, Jotova ka siguruar nga 50.7 deri në 52.5 për qind të votave, duke kryesuar me një diferencë të konsiderueshme ndaj rivalit të saj, Andrej Gjyurov.
Ky i fundit, ish-kryeministër në detyrë dhe kandidat i mbështetur nga opozita pro-perëndimore, ka marrë nga 43.4 deri në 44 për qind të votave, sipas të njëjtave parashikime.
Jotova mbështet dialogun me Moskën si një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Vlerësimet e publikuara nga exit-pollet pritet të konfirmohen nga rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.










Discussion about this post