GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një avion privat me nëntë persona në bord është rrëzuar pasditen e së dielës në një zonë të banuar në Palm Beach County, Florida, duke vënë në lëvizje autoritetet amerikane.

Lajmi është konfirmuar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), e cila bëri të ditur se avioni ishte një Learjet 60, që udhëtonte nga aeroporti ndërkombëtar Austin-Bergstrom drejt Bahamas.

Sipas autoriteteve lokale, avioni u rrëzua pranë Military Trail, në zonën mes Cresthaven Boulevard dhe 10th Avenue North.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit nga faqja ADS-B Exchange tregojnë se avioni kishte humbur rreth 27 mijë këmbë lartësi brenda vetëm një minute, pak përpara se sinjali i gjurmimit të ndërpritej.

Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur hetimet nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Ndërkohë, autoritetet kanë bllokuar të dyja drejtimet e qarkullimit në Military Trail deri në një njoftim të dytë, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën dhe të përdorin rrugë alternative.

Sipas raportimit të CNN, vendi i rrëzimit ndodhet rreth katër milje në jug të aeroportit të West Palm Beach.

Ngjarja ndodhi pak më shumë se një orë pasi presidenti amerikan Donald Trump ishte larguar nga aeroporti me avionin presidencial Air Force One.

Deri në momentin e raportimit, nuk janë bërë të ditura detaje të konfirmuara mbi fatin e nëntë personave që ndodheshin në bord apo mbi shkaqet e rrëzimit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Etiketa: avionfloridarrezim

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com