GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fitore e hidhur për Juventusin, lideri i mbrojtjes humb sezonin

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Fitore e hidhur për Juventusin, lideri i mbrojtjes humb sezonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi arriti një fitore spektakolare me përmbysje përballë Leipzig në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampioneve, duke mposhtur gjermanët me rezultatin 2-3.

Por fitorja e dytë në këtë fushatë të re të Ligës së Kampioneve ishte e hidhur për italianët, pasi në 6-7 muajt e ardhshëm do të duhet të bëjnë pa shërbimet e mbrojtësit brazilian Gleison Bremer.

Bremer, i cili zbriti në fushë me shiritin e kapitenit në krah, duket se ka humbur sezonin pas dëmtimit që pësoi në gju që në minutën e 6’ të sfidës, ku u zëvendësua nga Gatti.

Gjigandi i mbrojtjes iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme në J|Medical mëngjesin e sotëm. Testet zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë. Siç raporton klubi i Juventusit, Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe “Zonja e Vjetër” do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij për të paktën 6 muaj.

Ndërkohë, në kampin bardhezi qajnë edhe dëmtimin e argjentinasit Nico Gonzalez, i cili pësoi një lëndim të shkallës së ulët në femurin e kofshës së tij të djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 20-30 ditë.

Ai me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliarit dhe kushtet e tij do të rivlerësohen pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

Etiketa: Juventus

Lajme të lidhura

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland
Sport

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

13:51 - 15/10/26
Fitore zbavitëse e Liverpool ndaj LASK, Barcola ‘hat-trick’, humb Como…
Sport

Fitore zbavitëse e Liverpool ndaj LASK, Barcola ‘hat-trick’, humb Como…

22:19 - 14/10/26
FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”
Sport

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

16:30 - 14/10/26
Para
E mbajti të fshehtë! Gazetarja e njohur shqiptare martohet me diplomatin austriak

E mbajti të fshehtë! Gazetarja e njohur shqiptare martohet me diplomatin austriak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jehonë në mediat franceze, “Le Monde” dhe “Le Figaro”: Rrugët e Tiranës ziejnë nga zemërimi ndaj Ramës
Breaking Views

Jehonë në mediat franceze, “Le Monde” dhe “Le Figaro”: Rrugët e Tiranës ziejnë nga zemërimi ndaj Ramës

19:36 - 15/10/26

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare. Dy prej gazetave më të njohura...

Lexo më shumë
Asnjë hap pas përballë represionit të policisë, brohorima në Bulevard: Rama jepe dorëheqjen

Asnjë hap pas përballë represionit të policisë, brohorima në Bulevard: Rama jepe dorëheqjen

19:31 - 15/10/26
Protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE në Shqipëri: Jemi të gatshëm të lehtësojmë dialogun

Protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE në Shqipëri: Jemi të gatshëm të lehtësojmë dialogun

19:25 - 15/10/26
Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

15:48 - 15/10/26
Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

15:15 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com