GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Komision dhe kokainë, USA-BE, i thonë PJO Xhafës(Geronit) e Ramës(Olsit) !!!

14:12 - 05/10/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Komision dhe kokainë, USA-BE, i thonë PJO Xhafës(Geronit) e Ramës(Olsit) !!!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, refuzuan të ulen në tryezën e Fatmir Xhafës, në komisionin parlamentar kundër korrupsionit, por pranuan shkëmbim opoinionesh. Ndërsa Këshilli i Lartë i prokurorisë, mandatoi dy anëtarë si ekspertë pjesëmarrës. Gjatë mbledhjes informale, në fillimjavë, kanë vendosur që të përfaqësohen me Arta Mandro, anetare jo prokurore dhe Vatë Staka, anëtar prokuror. Përveç opozitës, refuzuese të angazhohet në këtë komision janë edhe gjashtë institucione të drejtësisë. Mungojnë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ai i Posaçëm i Apelimit, të cilët kanë nxjerrë nga sistemi 400 prokurorë e gjyqtarë për arsye korruptive e profesionale. Cili nga shumë vendimet e tyre është klasifikuar nga prokuroria dhe gjykatat më pas i drejtë ligjërisht për të larguarit dhe të qëndruarit?!

Mungon gijotina e cila pretendon se ka zbatuar ligjin se bashku me mbikqyrësit ndërkombëtarë. Janë institucione puna e të cilëve nuk është kontrolluar asnjëherë për kushtetuetshmërinë e bërjes së detyrës, ndonëse Strasburgu e ka qortur me vendime cilësinë e parregullsitë juridike të kësaj pune.

A kemi afera koruptive në rivlerësim? A kemi vendime të bëra me qoka financiare dhe sms nga mazhoranca? A ka pasur procese jo të rregullta ligjore? Akuzat janë të shumta.

Hetimet mungojnë!

Çfarë po ndodh?

Duket sikur sistemi është kundër sistemit, por duhet parë se nga vjen refuzimi dhe a ka në sfond një krizë të re, apo lojë të dakortësuar për të trukuar fasadën e pavarësisë së gjoja drejtësisë së re?

Përse kthehet nevoja e ndryshimeve ligjore, kur sapo është bërë gjithë ajo reformë me vullnet maksimal edhe të detyruar me 140 vota?

Thellim të mirëqeverisjes e luftës kundër korrupsionit??

Pra instiucionet e ndjekjes penale dhe të marrjes së së vendimeve, nuk janë duke e kryer detyrën e tyre kushtetuese?

Ka një analizë reale se çafrë kanë bërë?

Ka një inventar rezultatesh?

Kur do të mirëqeveriset dhe të luftohet korrupsioni nuk po e bën këtë SPAK?!

A është, synimi që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.?!

Në qershor 2024 Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi” ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.

Me 6 shtator 2024 Ambasada amerikane u shfaq me qëndrim mbështetës e përfshirës duke theksuar ndër të tjera se :

“….Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”. Por në funksionet e tij Komisioni duket se do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë. Kjo është thembra e Akilit ku nuk po përqafohen palët. Me 3 shtator 2024, kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato shfaqi mbështetjen për komisionin ‘Xhafaj’ duke kërkuar rezultate. Por në respekt të zbatimit të Kushtetutës partnerët janë gojëmbyllur kur Xhafa e Rama nuk zbatojnë asnjë vendim gjykate dhe me dosje të falsifikuara ndëshkojnë opozitën. Rasti “Xhaçka” është fundor dhe dërrmues. Ndonëse Gjykatat e çdo niveli dhe prokurorët përkulen nga oreksi i Ramës këtë herë ata i thanë jo ushtarit juridik të tij për komisionin, siç janë dosjet politike “Berisha” dhe “Salianji” Pyetja komike e dramatike është kush i “trimëroi” institucionet ti thonë jo Parlamentit?? Teorikisht e kanë detyrim! U kanë thënë Ambasadat mos shkoni?! Apo u ka thënë Rama bëni sikur nuk doni?!?! Apo ATA shohin se sky-enchro ka shpartalluar drejtësibërësit kombëtarë e ndërkombëtarë..!!?

Në gjithë këtë tallava ajo çka e ngriti këtë komision është shenjë e pranimit të dështimit të reformës së nisur në 2016 e votuar mesnatën e 21-22 korrikut…Geroni dhe Olsi, në histori penale ndërkombëtare kokaine janë provat se sa e duan drejtësinë Edi dhe Fatmiri.

Etiketa: Edi RamaFatmir XhafajGeron xhafajOlsi Rama

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji Enea Themollari

Vrasja e Eneas, PD: Edhe SPAK duart me “gjak”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com