GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura nga uragani Milton

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura nga uragani Milton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evakuimit prej uraganit Milton. Trafiku bllokoi një prej autostradave kryesore si dhe rrugë të tjera që të çojnë drejt bregdetit. Autoritetet thanë se Milton ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave. Sipas zyrtarëve numri i viktimave mund të kishte qenë edhe më i madh nëse nuk do të kishte patur evakuime në masë.

Panorama e freskët e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene, që goditi vetëm dy javë më parë, ka shërbyer ndoshta sipas zyrtarëve, që shumë njerëz të largohen nga zonat në rrezik.

“Helene ka të ngjarë të ketë shërbyer si kujtesë e qartë se sa në rrezik janë zona të caktuara ndaj stuhive, veçanërisht rajonet bregdetare” tha Craig Fugate, i cili ka shërbyer si administrator për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave nën Presidentin Barack Obama.

“Kur njerëzit shohin drejtpërdrejt se çfarë mund të ndodhë, veçanërisht në zonat fqinje, kjo mund të shërbejë që të ndryshojnë mendim rreth asaj që duhet të bëjnë”, tha ai.

Në qytetin bregdetar të Punta Gorda-s, kryebashkiaku Lynne Matthews tha se autoriteteve iu desh të shpëtonin vetëm tre persona nga përmbytjet, krahasuar me 121 të tillë, kur goditi Helene.

“Shumë njerëz iu bindën urdhrave për evakuim” tha zoti Matthews në një konferencë për shtypin të premten, duke vënë në dukje se autoritetet lokale u siguruan që banorët t’i dëgjonin.

Që nga e premtja në mbrëmje, numri i personave pa energji elektrike në Florida llogaritej në 1.9 milionë, ndërkohp 260,000 banorëve të Shën Petersburgut iu kërkua të ziejnë ujin përpara se ta përdorin, të paktën deri të hënën.

Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi njerëzit që të jenë vigjilentë, duke përmendur kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë nga shtyllat e rrëzuara elektrike apo mes godinash të përmbytura që mund të fshehin objekte të rrezikshme.

“Ndodhemi aktualisht në atë periudhë kur fatalitetet janë të parandalueshme”, tha zoti DeSantis të premten. “Duhet të marrësh vendimet e duhura dhe të dish rreziqet që të kanosen”, shtoi ai.

 

 

 

 

 

Etiketa: banorefloridaURAGAN

Lajme të lidhura

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Botë

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

08:48 - 23/08/26
Para
Daja denoncon zhdukjen e mbesës, policia:  16-vjeçarja iku me dëshirë

Ngjarje e rëndë në Fier! I moshuari gjendet i vrarë në banesë, dyshimet e policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
Aktualitet

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26

‘Ka qenë gjithmonë një figurë e njohur në Tiranë, si vajza me dritë që ti e kishe si shembull’. Kështu...

Lexo më shumë
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com