GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit në Elbasan, pezullohet nga detyra mjeku

13:22 - 13/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Fatjon Bicit, gjykata e Elbasanit lë në burg 3 të miturit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për mjekun 32 vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një ditë më parë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë gjykata gjithashtu ka pezulluar nga detyra mjekun dhe i ka ndaluar atij të largohet nga Shqipëria.

32 vjeçari me detyrë mjek në spitalin e Elbasanit akuzohet se ka tentuar të fshehë një tentativë vrasje.

Një i ri 26 vjeç u plagos me thikë në lagjen “Haxhias” në Elbasan mesnatën e së premtes, ndërkohë mjeku që ka pritur pacientin nuk ka shënuar asnjë të dhënë në kartelën e tij mjekësore.

Më tej, burimet bëjnë me dije se mjeku Kidid Dodi 32 vjeç ka refuzuar t’i dorëzojë kartelën mjekësore punonjësve të policisë të cilët po hetonin ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 59 vjeçarit Anton Kasa i akuzuar për vrasje më dashje të mbetur në tentativë. Ky i fundit në gjendje të dehur goditi me thikë në pjesën e qafës një 26 vjeçar.

Njoftimi 

Ju vendosim në dispozicion vendimin e shkurtuar Nr. 706 “Për vleftësimin e arrestimit të ndalimit të të dyshuarit dhe caktimin e masës së sigurisë” për shtetasin K.D., akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtar z. Ardit Kuka në përfundim të gjykimit vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.
2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K.D., i ndaluar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masave të sigurimit personal “Detyrimit për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”, “Ndalimit të daljes jashtë shtetit ”dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës a shërbimit publik” të parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Klidit Dodi
4. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 12:00.
5. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
6. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të depozitojë pranë prokurorisë mjetet e identifikimit pasaportë dhe kartë identiteti.
7. Urdhërohet pezullimi nga detyra e mjekut e personit nën hetim K.D.
8. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim K.D., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
10. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
11. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.
Palët e pranishme morën dijeni.
U shpall në Elbasan, më datë 13.10.2024.

 

 

 

Etiketa: Elbasanmjekpezullim

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Baby G feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot ish-konkurrentja e ‘Ferma VIP’

“Nuk mund ta besoj as vetë”, këngëtarja shqiptare hap llogari në OnlyFans

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com