GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

KLSH raportoi se u blenë shtrenjtë/ Pse u thanë pishat me vlerë 618 mijë euro tek Lungomare?

16:28 - 26/10/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH raportoi se u blenë shtrenjtë/ Pse u thanë pishat me vlerë 618 mijë euro tek Lungomare?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me dhjetëra pisha janë tharë përgjatë Lungomares së Vlorës, duke krijuar një pamje aspak e hijshme për vendasit e turistët e shumtë. Kjo problematikë është shfaqur prej disa vitesh, duke nxjerrë zbuluar abuzimin me paratë e hedhura në këtë projekt. Qytetaret shprehen të shqetësuar pasi një investim ka shkuar dëm.

“Pishat i thau dallga e detit, uji me kripë. Klima këtu nuk është e përshtatshme për pishat. Duhet të zëvendësohen urgjentisht. U bën dëm kripa pishave, ndaj janë tharë. Ata që i mbollën janë pa mend në kokë, ja shiko si janë bërë! Këtu do thahen të gjitha”, tha qytetarët. Çudi, a nuk mban përgjegjësi operatori ekonomik që u kontraktua për këto pemë?

Shëtitorja përgjatë vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, njohur si ‘Lungomare 1”dhe “Lungomare 2” është financuar nga Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, me një vlerë totale prej 17.2 milion eurosh. Aktualisht është duke u zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit projekti “Lungomare 3” nga Uji i Ftohtë deri në Orikum.

KLSH: U abuzua me fondin e pemëve

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i vitit 2018, ka verifikuar dokumentet e tenderit “Gjelbërimi i shëtitores Lungomare në Vlorë”. Sipas kësaj kontrate, bëhet fjalë për pemët e mbjella (pishat), të quajtura “pinus halepensis” dhe me lartësi 600 cm. Nga këto dokumente rezulton se një pemë ka kushtuar 600 euro ndërsa mësohet se janë mbjellë 830 pemë x 600 euro/pemë bëjnë plot 498,000 Euro.

Ndërkohë, janë mbjellë 300 pemë të quajtura “pseudoacacias”. Një pemë e tillë kushton 400 euro (300 pemë x 400 euro/pemë= 120,000 Euro).

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në preventivin e hedhur në tender përcaktohen 662 pemë “pinus halepensis”, ose 168 pemë më pak se projekti fillestar. Në këtë objekt, thotë KLSH, me të njëjtën vlerë të preventivuar nga projektuesi, janë prokuruar 8,166,080 lekë volume punimesh më pak se projekti i parashikuar, i cili konsiderohet efekt negativ në Buxhetin e Shtetit.

KLSH i ka rekomanduar Fondit Shqiptar të Zhvillimit të marrë masa që para nxjerrjes së Urdhrit të Prokurimit, të analizojnë kostot e objekteve, për të patur prokurime të punëve publike në vlerat reale të tyre.

Ndërkohë, një tjetër gjetje u konstatua se mungonin tre pemë palma të llojit Uashington 600 cm me vlerë 121.125 lekë, në pjesën ku bashkohet rruga e Lungomares me sheshin e mbiquajtur “Rrapi”. Sipas një dokumentit të siguruar nga menaxheri i kontratës, është bërë kallëzim në Policinë Gjyqësore, datë 14.08.2017, në lidhje me dëmtimin e tre palmave përgjatë “Lungomares”. Dita e kallëzimit është pas datës së kolaudimit të objektit dhe paraqitjes së situacionit përfundimtar.

Tharja ka nisur menjëherë pas mbjeljjes

Tharja ka nisur pak kohë nga dita kur në Lungomare u mbollën pishat. Pas tharjes së palmave, kjo ishte pema që u përzgjodh për bregdetin e Vlorës. Por siç tregojnë dhe pamjet e vitit 2017, numri më i madh i këtyre pemëve janë tharë.

Për vlonjatet ky investim është i shkruar dëm. Ata thonë që e dinin fundin e tyre që në fillim, por për ketë nuk i ka pyetur kush.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimLungomarepishat

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Vrasësi i Bledi Petrajt dorëzohet para gjykatës, 22-vjeçari pranon krimin

Vrasësi i Bledi Petrajt dorëzohet para gjykatës, 22-vjeçari pranon krimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com