GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gazi rus shkon në drejtimin e kundërt

09:00 - 28/12/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazi rus shkon në drejtimin e kundërt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazsjellësi Yamal-Europe, që normalisht transporton gaz rus në Evropë, në javën e fundit ka dërguar gaz në drejtim të kundërt, duke nxitur rritje të tensioneve midis Moskës dhe fqinjëve të saj perëndimorë.

Në vend se të dërgonte gaz në tregjet evropiane, që po përballen me krizë energjetike për shkak të rritjes së çmimeve, gazi shkoi në lindje për në Poloni dhe Ukrainë, një zhvillim për të cilin Rusia fajëson spekulimet e bëra nga kompanitë gjermane.

Më poshtë mund të mësoni sesi funksionon ky gazsjellës.

Statistika të rëndësishme

Gazsjellësi Yamal-Europe është i gjatë mbi 2,000 kilometra dhe bart gaz nga rajoni i pasur me këtë lëndë, Yamal në Arktikun rus.

Gazsjellësi kalon përmes qytetit Smolensk në perëndim të Rusisë. Më pas kalon nëpër Minsk të Bjellorusisë, për të vazhduar nëpër Poloni, përpara se të arrijë në stacionin e kompresorit në Mallnov në afërsi të Frankfurt an der Oder, që gjendet në afërsi të kufirit midis Gjermanisë dhe Polonisë.

Ndërtimi i këtij gazsjellësi nisi më 1994 dhe më 2006 arriti kapacitetin e paraparë vjetor prej pothuajse 33 miliardë metër kubikë gaz. Kjo sasi është rreth një e gjashta e eksporteve të gazit rus në Evropë.

Në pronësi të kujt është ky gazsjellës?

Një pjesë e gazsjellësit në Poloni është në pronësi të EuRoPol Gaz, një sipërmarrje e përbashkët e gjigantit rus të energjisë, Gazprom dhe PGNiG të Polonisë.

Seksioni gjerman i gazsjellësit është në pronësi të WINGAS, një sipërmarrje e përbashkët midis Gazpromit dhe kompanisë së naftës dhe gazit, Wintershall DEA. Wintershall, nga ana tjetër, është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASFT dhe LetterOne të Rusisë.

Kontrata polake

Kontrata afatgjate për transitin e gazit midis Rusisë dhe Polonisë skadoi në muajin maj të vitit 2020. Që atëherë, Gazpromi, përmes ankandeve, ka bërë kontrata afatshkurtra të transitit të gazit përmes këtij gazsjellësi.

Por, që prej 19 dhjetorit nuk ka pasur asnjë kontratë për të sjellë gaz dhe gazsjellësi ka dërguar gaz në drejtimin e kundërt.

Kompanitë që kanë pasur kontrata për furnizim me gaz, kanë thënë se gjatë kësaj kohe kanë pranuar gaz.

Gazi në drejtimin e kundërt

Gazsjellësi Yamal-Europe shpesh ndodh që gazin të dërgojë në drejtim të kundërt, kur transportohet nga Gjermania në Poloni. Në gjë e tillë kishte ndodhur edhe në tetor.

Dërgimi i gazit në drejtimin e kundërt nënkupton se nuk ka pasur kërkesa për të dërguar gaz në Gjermani, shtet që gjithashtu pranon gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, tubacion që kalon përmes Detit Baltik.

Tarifat e transitit të gazit

Gjiganti i naftës dhe gazit rus, Gazprom dërgon gaz në Gjermani me çmime më të lira sesa në Poloni, me qëllim që të kompensojë tarifat të transitit, që përfshijnë dërgimin e gazit në një distancë më të largët.

Megjithatë, kjo e komplikon shitjen e gazit pasi Bashkimi Evropian lejon rieksportimin e gazit, gjë që më parë ishte e ndaluar nga kompania Gazprom. Por, Gazpromi më 2017, hoqi këtë ndalesë për rieksportimin e gazit, si pjesë e një hetimi nga evropianët lidhur me praktikat anti-monopol që kjo kompani ruse ushtronte në Evropë.

Kjo lejon që gazit të blihet me çmim më të lirë nga Rusia në Gjermani dhe t’iu shitet blerësve nga shtetet e tjera, me fitim.

Në të kaluarën, Moska vazhdimisht ka akuzuar Ukrainën se po mbante gazin e nisur për në Evropë, në vend se të lejojë transitin, duke penguar eksportet ruse, veçanërisht në dimrin e viteve 2008-2009.

Ukraina mohon çdo keqbërje

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi javën e kaluar se Gjermania po ia rishiste gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend se të lejonte që kjo lëndë të arrinte në tregun evropian.

Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë nuk ka dashur që të komentojë këto deklarata. / Retuers

Etiketa: gazi rus

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
17 të vdekur nga mbytja e anijes me emigrantë në Greqi

17 të vdekur nga mbytja e anijes me emigrantë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com