GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

SPAK, si zjarrfikës i revoltës

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK, si zjarrfikës i revoltës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Po të qëmtosh tezat e atyre që vijojnë të mbrojnë me kokfortësi SPAK-un dhe reformën në drejtësi, ato përmblidhen në disa pika kryesore. Falë tyre do i jepet fund “të pandëshkueshmëve” që kanë abuzuar me ne për këto tre dekada. Në sajë të punës që po bëjnë do spastrohet përfundimisht politika nga hajnat dhe abuzuesit. Ata do prodhojnë rrotacionin e elitave politike. Asgjë nuk do ti ndalë në yryshin që kanë nisur dhe me siguri, pas dyshes Meta-Berisha, kandidatë për gijotinë janë ata të krahut tjetër, Veliaj dhe Rama.

Kryeministri dhe enturazhi i vet ndihen të fikësuar dhe prandaj janë të gatshëm për të bashkëpunuar nën rrogoz edhe me opozitën, për të stopuar vrullin e “heronjve të fëmijëve tanë”.

Nuk ka studio televizive, debat për reformën në drejtësi, ku mbrojtësit e saj nuk artikullojnë si papagaj pjesën dërrmuese të këtyre sloganeve. Po ti vëresh me vëmendje, pjesa dërrmuese e atyre që flasin kështu, janë të njëjtit që thonë se Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur vendi, që e konsiderojnë herezi idenë se ai duhet të largohet dhe propogandojnë gjithë ditën se opozita zyrtare është e pafatë dhe e pabesueshme për të ruajtur balancat demokratike në vend.

Ndërsa po ta shtrydhësh gjithë zhurmënajën llafollogjike të tyre, në një përpjekje për t’i nxjerrë esencën, mesazhi është se falë SPAK dhe drejtësisë së re Shqipëria do të spastrohet njëherë e mirë nga abuzuesit, se në të ardhmen njerëzit e thjeshtë nuk do të ndihen më si të vjedhurit dhe të shfrytëzuarit e këtij vendi, se shoqëria jonë do të bëhet më e drejtë dhe më e ndershme.

Pikërisht ky mentalitet që po reket të ngulitet me dhunë është ana më e rrezikshme e këtij institucioni monstruoz.

Në kushtet, kur falë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë kthyer xhaketat, opozita po shkon drejt garës së ardhshme elektorale më e sfilitur se kurrë, në rrethanat kur pasi drejtësia qëndron pasive ndaj blerjes dhe manipulimit të votës, apo ndaj përdorimit të bandave dhe administratës si aleatë të partisë në pushtet, ajo godet edhe liderët e PD e PL-së, loja e majit 2025 është e mbyllur. Nga zgjedhjet e ardhshme do të rezultojë se hajdutët e sotëm do të dalin edhe më të fortë edhe më të pandëshkueshëm, për më tepër me më pak skrupuj për transparencë dhe llogaridhënje.

Po ç’ndodh në një sistem ku vota nuk shërben më si valvul shkarkimi e tensioneve dhe pakënaqësive shoqërore? Risku është që në mjedise të tilla, zemërimi i qytetarëve të kanalizohet tek revolta dhe ngritja krye ndaj padrejtësive.

Pikërisht këtu, SPAK-u, që në afatshkurtër po përdoret si hanxhar për azgjesimin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme, në aftgjatë po shërben si një mjet i shkëlqyer për asfiksimin e pakënaqësisë popullore. Ai po luan rolin e zjarrfikësit ndaj një rebelimi të mundshëm.

Duke përsëritur mesazhin se prokurorët dhe gjykatësit do na heqin qafe të pandëshkueshmit, se ata do të ndryshojnë elitat, se kosës së tyre nuk do ti shpëtojë askush, majtas apo djathtas, në fakt i thuhet qytetarëve të indinjuar se ka kush mendon për ju. Se ju duhet të qëndroni të urtë dhe të ulur, pasi ka ca “heroj”, të mbështetur nga Uashingtoni dhe Brukseli që do të përfundojnë punët që i’u takojnë ju ti kryeni.

Kjo lloj propagande tenton të asfiksojë zemërimin, të atomizojë bashkëveprimin në komunitet, të injektojë përtacinë tek ata që ndjejë se duhet vepruar. Shkurt ajo kërkon të mpijë shoqërinë duke aluduar se dikush tjetër do të hakmërret për padrjtësitë që kanë ndodhur në këtë vend.

Kjo është edhe një nga arsyet që vetë Rama e pohon me gojën plot se është mbështetësi i parë i SPAK dhe se përse tabori i tij mediatik propogandon shpresën që duhet të mbajmë tek ky institucion. Ata e kanë kuptuar se përkundja e këtij iluzioni është mënyra më e mirë për të frenuar ngjizjen e indinjatës popullore.

Etiketa: Spakzjarrfikes

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Manchester United prezanton trajnerin e ri

Manchester United prezanton trajnerin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit, një biznesmeni shqiptar i arrestuar për fluturim...

Lexo më shumë
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com