GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dogjën 2 makina në Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit. U gjendet edhe automatik! Në kërkim porositësi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dogjën 2 makina në Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit. U gjendet edhe automatik! Në kërkim porositësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër pasi akuzohen se i vunë flakën makinave që ishin në përdorim nga agjenti i krimeve Ergys Lohja. Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor në lagjen ‘Kongresi i Përmetit

Të arrestuarit janë Elvis Serraj dhe Klevis Serraj.

Falë kamerave të sigurisë policia ka siguruar dhe pamjet e momentit kur vëllezërit hyjnë në oborrin e banesës, vënë shishen me benzinë para makinës dhe i vënë zjarrin

Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.

 

Njoftimi i Policisë:

Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies. Identifikohet dhe shpallet në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave. Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”. Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H. Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Policia e ShkodresShkodërzjarrevenie

Lajme të lidhura

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës
Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës

17:44 - 20/09/26
Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte
Aktualitet

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

17:09 - 20/09/26
Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë
Aktualitet

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

16:48 - 20/09/26
Para
Mediat italiane: Dërgesa e dytë me refugjatë, të hënën mbërrin në Shqipëri anija “Libra”

Mediat italiane: Dërgesa e dytë me refugjatë, të hënën mbërrin në Shqipëri anija “Libra”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës
Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës

17:44 - 20/09/26

Pas vrasjes së 44-vjeçarit me armë zjarri dhe plagosjes së një 73-vjeçari, i cili mbeti i lënduar rastësisht, Drejtori i...

Lexo më shumë
Premier League/ Manchester City-Sunderland, spektakël me 8 gola në ‘Etihad’

Premier League/ Manchester City-Sunderland, spektakël me 8 gola në ‘Etihad’

17:19 - 20/09/26
Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

17:09 - 20/09/26
Vedat Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe

Vedat Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe

17:04 - 20/09/26
Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

16:48 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com