GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luks dhe fonde për inspektorët, Veliaj merr qira 5 makina elektrike me 370 milionë lekë për IMT

13:32 - 08/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Luks dhe fonde për inspektorët, Veliaj merr qira 5 makina elektrike me 370 milionë lekë për IMT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoritë e varësisë së Erion Veliajt marrin shembull nga shefi i tyre, shpenzojnë fondet për komoditetin e tyre. Kështu Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit do të marrë me qira 5 makina elektrike për stafin.

Në fakt përveç rasteve ku ka dhënë urdhër bashkia për prishjen e ndonjë shtëpie që të ndërtohen kulla, nuk shohim që inspektorët të dalin në terren.

Madje ata mbyllin sytë përpara ndërtimeve që bëhen nëpër lagje e në hapësira publike nga biznesmenë që janë pranë qeverisë.

Por edhe me kaq  punë inspektorët  duan makina elektrike, të cilat i kanë kërkuar që në korrik të këtij viti.  Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Marrje me qira e mjeteve të transportit 2024-2026”, për të cilin është vendosur në dispozicion fondi me vlerë 320 milionë lekë. Në fakt me këto shpenzime Kryeinspektori më mirë t’i kishte blerë këto makina, që të mos bëhen çdo dy vite tenderë.

Por në fakt zhvillimi i sa më shumë prokurimeve i leverdisë më shumë Kryeinspektorit. Gjithsesi le të kthehemi tek prokurimi, gara për të cilin u hap që në qershor të këtij viti dhe pritej të mbyllej në korrik.

Mirëpo më 22 korrik 2024 në Buletinin e prokurimeve është njoftuar anulimi i tenderit me arsyetimin se nuk ishte paraqitur asnjë ofertë.

 

Por më të nisur sezoni i ri  i punës në shtator, filluan sërish “kërkesat” nga inspektorët për makina.

Kështu më  3 shtator është hapur sërish gara, me të njëjtin fond dhe afat kohor, pa asnjë ndryshim. Gara është mbyllur në tetor dhe kësaj herë kishte paraqitur ofertë vetëm firma “EUROCAR Rentals” SHPK . Nuk ka patur asnjë ofertë tjetër dhe si rrjedhojë asnjë të skualifikuar, por jemi në kushtet kur procedura duhej anuluar sërish, për mungesë konkurrence. Ligji nuk e inkurajon vazhdimin e procedurave me një ofertë të vetme, pasi nuk mund të zhvillohet një garë e mirëfilltë.

Por me sa duket Kryeinspektori e paska patur urgjente dhe më datë 5 nëntor 2024 ka lidhur kontratën me kompaninë në fjalë. Ndërkohë në kontratën përfundimtare të firmosur, fondi është rritur  nga 320 milionë lekë në 370 milionë lekë, sepse përfshihet edhe TVSH.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: IMTinspektorimakiina elektrikeVeliaj

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: SPAK vepron ndaj tij vetëm me urdhër të Ramës

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: SPAK vepron ndaj tij vetëm me urdhër të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit
Aktualitet

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në kompleksin “Equos Resort”, ku po ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive...

Lexo më shumë
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com