Një 16 vjeçar është ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për pornografi me të mitur dhe falsifikim kompjuterik. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale, fotografi dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm.
Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Discussion about this post