GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Shkodër bën tenderin 37 mln lekë për sistemimin e rrugëve, përsëri pa garë për të njëjtin operator

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Shkodër bën tenderin 37 mln lekë për sistemimin e rrugëve, përsëri pa garë për të njëjtin operator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Shkodër ka dhënë një tender për sistemimin e asfaltimit të rrugëve të brendshme të fshatit Hot i Ri, duke akorduar një fond limit prej 3,626,355 lekë të reja ose mbi 37 milionë lekë të vjetra. Ajo që vërehet në dokumentin e publikuar është mënyra e shpalljes së fituesit, që në këtë rast është subjekti “A.ARENS” sh.p.k, një ndër katër operatorët pjesëmarrës në garë. Por ndryshe nga fituesi, tre operatorët e tjerë janë skualifikuar automatikisht nga gara, duke e cilësuar tenderin me “red flag’, për shkak të shkeljes së barazisë në garë dhe ligjit të konkurrencës, që duhet ndjekur për të shpallur fituesin e një tenderi.


Në argumentim thuhet se tre operatorët e tjerë janë skualifikuar për këto arsye: Delia Impex”sh.p.k, nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion kualifikues për këtë procedurë prokurimi.
“Sark” sh.p.k, Drejtuesi teknik E.S dhe V.P referuar listëpagesave të muajit shtator nuk figurojnë të punësuar me kohë të plotë në kundërshtim me kriteret e vendosura në DST. “ SMO Vataksi”sh.p.k është përjashtuar pasi mjetet dhe stafin drejtuesi janë të angazhuara në të tjera kontrata po me Bashkinë e Shkodrës.


Tenderi më numër reference REF-13358-11-26-2021, i është dhënë operatorit “A.ARENS” sh.p.k, operator i cili rezulton fitues i shtatë tenderave në Bashkinë e Shkodrës. Në hulumtimet e bëra rezulton se ky operator ka fituar një tjetër tender me objekt Rikontruksion Blloku i Pallateve “Osja Falltores” (krahu i majtë), me numër reference REF-80847-12-02-2020. Në këtë tender me fond limit 1 681 242 lekë të reja ose rreth 17 milionë lekë të vjetra, operatori “A.ARENS” sh.p.k ka garuar i vetëm duke u shpallur fitues në shkelje të hapur të ligjit të konkurrencës, ndaj ky tender është klasifikuar me “red flag”, për mungesë konkurrence.


Ndërkohë veçmas këtyre dy tenderave të klasifikuara me “red flag”, rezulton se ky operator në tre tendera të tjerë ka garuar me të njëjtin operator, saktësisht “Delia Impex”sh.p.k. Ky i fundit në dy tenderat fituese nga kompania “A.ARENS” sh.p.k, nuk ka paraqitur asnjë dokument apo ofertë, duke i lënë rrugën e hapur për të fituar garën operatorit në fjalë. Konkretisht janë këto dy tendera:
Objekti i tenderit: Sistemim – Asfaltim Degëzim I rrugës “Gjomarkaj”, me numër reference REF-08635-10-18-2021 dhe fond limit 2 361 128 lekë të reja ose mbi 24 milionë lekë të vjetra, si dhe tenderi me objekt Rikonstruksion Rruga e “Myzyrit”, me numër reference REF-79523-11-23-2020 dhe fond limit 2.020.900 lekë të reja ose rreth 21 milionë lekë të vjetra.


Ndërsa në një tjetër tender, kompania “A.ARENS” sh.p.k ka garuar sërish me të njëjtin operator si mësipërm, pra “Delia Impex” sh.p.k. Bëhet fjalë për tenderin me objekt Rikonstruksion degëzim Rruga “Ibrahim Rugova, me numër reference REF-80853-12-02-2020 dhe fond limit 1.748.166 lekë të reja ose rreth 18 milionë lekë të vjetra. Këtë herë në dokumentacion nuk saktësohet arsyeja e humbjes së garës nga kjo kompani dhe madje nuk ka pasur as ankimim nga kjo e fundit.


Bazuar në këto të dhëna ku ligji i konkurrencës shkelet hapur në dy tendera dhe në tre të tjerë garohet përballë së njëjtin operator që nuk paraqet ofertë për tenderin, ngjallen dyshime se fituesi është i paracaktuar dhe pjesëmarrja e vetëm një operatori që nuk paraqet asnjë dokumentacion të kërkuar është fiktive. Të gjitha këto tendera janë dhënë nga Bashkia Shkodër, institucion i drejtuara nga Voltana Ademi.

Etiketa: abuzimBashkiagarekryesore2Shkodertender

Lajme të lidhura

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Para
Përvjetori i 31-të të degës së PD-së Durrës, Berisha: Opozita më e fortë se kurrë

Përvjetori i 31-të të degës së PD-së Durrës, Berisha: Opozita më e fortë se kurrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!
Aktualitet

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!

17:22 - 11/07/26

Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u lajmërua...

Lexo më shumë
SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

17:07 - 11/07/26
Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com