GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja merr në shqyrtim nesër kërkesën e Berishës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja merr në shqyrtim nesër kërkesën e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushtetuesja shqyrton nesër në orën 09:00 ankimin e kreut demokrat Sali Berisha, i cili kërkon shpalljen anti-Kushtetuese të masave të dhënë nga SPAK, pa autorizimin e Kuvendit.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-Kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë nesër dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

 

 

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt përbënin thelbin e kërkesës së avokatëve të ish-Kryeministrit që kërkonin përjashtimin nga trupa të Xhaferllarit, duke e cilësuar gjyqtaren si në konflikt interesi. Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë të avokatëve të Berishës.

Për të njëjtën çështje Kushtetueses iu drejtuan kohë më parë deputetë të opozitës, por kërkesa e tyre nuk u shqyrtua nga Gjykata.

Pasi ish-Kryeministri shpërfilli masat e para të sigurisë të vendosura nga Prokuroria Speciale,  SPAK iu drejtua Kuvendit duke i kërkuar autorizimin, por me kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ku prej 11 muajsh Berisha është i izoluar.

deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha se nesër do të shohim drejtësinë në këtë vend.

“Në rastin e masave të sigurisë ndaj Sali Berishës, u anashkalua Kuvendi, iu vendosën masat kufizuese nga SPAK, të cilat ai e refuzoi, sepse nuk u respektua Kushtetuta.

Nëse në këtë vend ka drejtësi dhe anëtarët e Kushtetueses lexojnë siç duhet Kushtetutën dhe zbatojnë ligjin,  ata duhet të japin vendimin e duhur: të rrëzojnë ato masat e kërkuara nga SPAK.  Z. Berisha duhet t’i kthehet liria, është lider i opozitës.  Nuk duhet të harroni se opozita është nën agresion, kemi kryetarin në arrest shtëpie, nënkryetarin e Grupit Parlamentar, Ervin Salianjin e kemi në burg”, tha Gjekmarkaj.

Në vijim, duke iu përgjigjur pyetjes se si e vlerësonte punën e Prokurorisë Speciale, Gjekmarkaj tha se SPAK duhej të merrej me skandalet e mëdha të kësaj qeverie, me aferat që kanë tronditur secilin prej nesh.

“SPAK duhej të ishte më pak i ndikuar, disa segmente të tij janë të ndikuara politikisht. Rasti i Berishës tregon përdorimin politik të drejtësisë”, tha deputeti demokrat.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
Aktualitet

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Para
Ceremoni në Shkodër/ Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallen të lumë nga Papa Françesku

Ceremoni në Shkodër/ Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallen të lumë nga Papa Françesku

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për...

Lexo më shumë
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com