GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na therën me thikë!” vrasja e Van Koxhës dhe plagosja e vëllait në Venecja, dy shqiptarët i kërkuan ndihmë policisë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na therën me thikë!” vrasja e Van Koxhës dhe plagosja e vëllait në Venecja, dy shqiptarët i kërkuan ndihmë policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar Van Koxha dhe plagosjes së vëllait të tij në Itali më 25 nëntor, ku autorë të ngjarjes deri më tani janë identifikuar dy persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia italiane informoi se të dy shqiptarët kishin kërkuar ndihmën e efektivëve, teksa u goditën pranë një hoteli të zonës.

“Na therën me thikë, na ndihmoni!”, i thanë shqiptarët e plagosur efektivëve.

Sipas medieve të huaja, viktima dhe i plagosuri kishin marrë plagë të shumta në gjoks. Ata treguan edhe vendin e ngjarjes me gisht dhe autorët, pranë një lokali. Dy shqiptarët u dërguan menjëherë në spital, ndërsa policia u vu në ndjekje të autorëve dhe i arrestuan pak metra larg vendngjarjes.

Një nga të dyshuarit u pa teksa hodhi thikën me forcë. Por në të nuk kishte gjurmë gjaku, teksa besohet se arma tjetër është fshehur apo hedhur diku tjetër.

Të dy mohuan autorësinë e krimit. Fatkeqësisht shqiptari Van Koxha nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Policia deri tani ka zbuluar shkëmbime mesazhesh dhe disa prova.

“Disa nga autorët  ishin identifikuar një ditë më parë dhe ishin raportuar për lojëra të fatit, të gjetura nga oficerët e policisë në qendrën historike të Venecias. Është teknika e “tregtarëve të kutive” për të mashtruar turistët. Bastet me pagesë pranohen për këtë lojë të çuditshme dhe që besohet se është bërë shkak për sherrin e dhunshëm”, njofton policia, shkruajnë mediet italiane.

Si ndodhi ngjarja?

Autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje. Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja. I vëllai mbeti i plagosur lehtë. Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit. Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase

Policia po heton motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.

gijotina.com/

Etiketa: VeneciaVrasje

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
Para
Presidenti Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në Nations League, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

Presidenti Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në Nations League, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërmjet potencialit...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com