GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF mirëpret turneun me ambasadat, Duka: Futbolli është një mesazh i fortë miqësie dhe edukimi për shoqërinë

10:45 - 08/12/24
në Sport
Kohë leximi: 7 min
A A
FSHF mirëpret turneun me ambasadat, Duka: Futbolli është një mesazh i fortë miqësie dhe edukimi për shoqërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

FSHF mirëpriti sot një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ky aktivitet, i organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” nën sloganin “Miqësi përmes Futbollit – Edicioni i Ballkanit Perëndimor”, u zhvillua me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave: “Diplomatic League”, “WBF + RYCO”, skuadra e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Skuadra e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe Skuadra e Administratës së FSHF-së,

Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Joern Rohde, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të veçantë, që përcjell mesazhe pozitive nëpërmjet futbollit.

Gjithashtu, Presidenti Duka falënderoi ambasadorët gjermanë për mikpritjen fantastike të ekipit Kombëtar dhe tifozëve shqiptarë në Gjermani gjatë Euro 2024, si dhe riktheksoi se dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit të fëmijëve dhe përmirësimit të jetës në vendin tonë.

“Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Në veçanti, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, që është iniciatori i këtij turneu dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që jeni pjesëmarrës në këtë turne, përfaqësuesit e të gjitha skuadrave.

Jam vërtet shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju dhe që më jepet mundësia të përcjell një mesazh për të gjithë ju dhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi. Fjala ime dhe e ambasadorëve ka nevojë për përkthim, por loja nuk ka nevojë për përkthim. Ajo është unike, flet vetë dhe për këtë është loja më e bukur në botë.

Jam shumë i lumtur që ne, të gjithë ata që punojmë në futboll, kemi komoditetin të përcjellim mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, sepse futbolli është loja më e bukur në botë. Të gjithë e duan dhe të gjithë duan ta luajnë, por të paktën e shijojnë dhe e ndjekin. Kjo na mundëson të përcjellim lehtësisht mesazhet, që është një nga objektivat tanë.

Sot, përveç kënaqësisë që futbollistët do të përjetojnë në fushë, mesazhi që ata do të përcjellin “miqësi përmes futbollit”, është shumë i rëndësishëm. Objektivat tona janë që nëpërmjet futbollit, të edukojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Këto janë objektivat kryesorë, jo vetëm gara dhe fitorja. Por, nëpërmjet fitoreve mesazhi përçohet më mirë.

Përfitoj nga rasti që nëpërmjet ambasadorëve gjermanë në “Shtëpinë e Futbollit”, të falënderoj të gjithë gjermanët që mirëpritën skuadrën shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024”, që ishte një manifestim fantastik nga pikëpamja organizative e UEFA-s, por edhe falë organizatorëve të shtetit gjerman dhe skuadrave që morën pjesë. Padyshim që ishte kampionati më i mirë i organizuar ndonjëherë në të gjitha këndvështrimet. Merita kryesore shkon për Gjermaninë dhe organizatorët atje.

Dua të ritheksoj që dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe që kontribuon në përmirësimin e jetës në vendin tonë dhe në të gjithë globin.

Në fund, duke qenë se jemi në prag festash, ju uroj të gjithëve atyre që ndjekin dhe luajnë futboll dhe mbarë shoqërisë gëzuar festat! Të kemi festa sa më të mbara dhe të presim një vit sa më të suksesshëm, 2025. Padyshim që të gjitha skuadrat do të luajnë për t’u kënaqur, por njëra do të fitojë”, – përfundoi Presidenti Duka.

Aktivitetin e përshëndetën edhe ambasadorët gjermanë. Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi se ekipi Kombëtar dhe tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024” në Gjermani kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme. Ai shtoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17.

“Faleminderit të gjithëve, ambasadorëve, kolegëve të ekipeve, pjesëmarrësve, të ftuarve dhe tifozëve. Jemi mirënjohës që ju kemi këtu. Faleminderit për mikpritjen shqiptare. Dhjetori i 2024-ës shënon mbylljen e një viti të ngjeshur me evenimente futbolli. Ju morët pjesë në Euro 2024, dhe dua të uroj Shqipërinë për ekipin dhe tifozët, të cilët kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme në Gjermani. Ekipi bëri një lojë të mirë dhe sipas mendimit tim meritonte të shkonte më tej. Tifozët kanë lënë një përshtypje shumë pozitive për Shqipërinë, ishin të ngrohtë dhe u integruan mirë, pa shfaqur dhunë. Ishin miq të mirë në Gjermani. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm Kampionatin Europian U-17”, – tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.

Aktiviteti vazhdoi me hedhjen e shortit, ku ekipet u ndanë në dy grupe, A dhe B. Në fund, në finale u kualifikuan skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe Diplomatic League. Turneu u fitua nga skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.


Etiketa: aMBASADAduka

Lajme të lidhura

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Ndeshje ndryshe për kupën”, Allegri: Napoli është i tërbuar pas dy humbjeve
Breaking Views

“Ndeshje ndryshe për kupën”, Allegri: Napoli është i tërbuar pas dy humbjeve

16:43 - 18/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale
Breaking Views

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Para
Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja/ Tre në pranga, njëri i dënuar për vrasje (Emrat)

Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja/ Tre në pranga, njëri i dënuar për vrasje (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com