GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i ARRSH për rrugën e Qafë-Botë, përzgjidhet oferta me 4 mln USD më shumë

16:34 - 29/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i ARRSH për rrugën e Qafë-Botë, përzgjidhet oferta me 4 mln USD më shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar vzhdon serinë e tenderëve, ku ofertat më të leverdishme skualifikohen. Në tenderin prej rreth 14 milionë dollarësh amerikanë për Përfundimin e Punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë, Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, ARRSH i drejtuar nga Evis Berberi ka shpallur fituese ofertën gati 4 milion dollarë më shumë se sa oferta më e mirë.

Madje janë skualifikuar plot 4 oferta të tjera, për të shkuar tek oferta e përzgjedhur. Kriter kryesor i tenderit është çmimi i ofruar që ka pikat kryesore, për të vazhduar me cilësinë e punimeve dhe kohëzgjatjen e tyre. Fitues në tender ka dalë bashkimi i kompanive “AGBES CONSTRUKSION”, “MELA”, “ALB SHPRESA”, që realizimin e punimeve e ka marrë përsipër për 13,5 milion dollarë. Ndërkohë sipas dokumenteve e zyrtare janë katër oferta financiare shumë më të lira dhënë nga operatorë me eksperience në ndërtimin e rrugëve.

Sipas tenderit, oferta më e mirë e dhënë është “TREMA ENGINEERING 2” & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” është rreth 9,6 milionë dollarë, gati 4 milionë dollarë me pak se sa oferta e shpallur fituese. Në të linjë kanë qenë dhe ofertat e tjera, të cilat ishin minimalisht 3,5 milion dollarë më të leverdishme, por autoriteti rrugor shqiptar i ka skualifikuar me justifikime nga më të ndryshmet.

Kështu oferta më e mirë nuk është shpallur fituese sepse bashkimi i kompanive ka vetdeklaruar 121 punonjës, nga 142 që duhet të paraqiste. Ajo që nuk kuptohet është nëse ka pasur apo jo negociata për të plotësuar këtë numër me 21 punëtorë më shumë, me qëllim kursimin e 4 milionë dollarëve, para të taksapaguesve shqiptare, por fakti është se institucioni i drejtuar nga Evis Berberi ka preferuar që me një të rënë të lapsit të shpërdorje një shumë mjaft të lartë me të cilën fare mirë mund të ndërtohej një shkollë e re ultra moderne.

Etiketa: kryesore2ofertaQafe Boterrugatenderi

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
“Tjetërsuan votën”, Mziu: Platforma Basha do i jep fund Ramës

“Tjetërsuan votën”, Mziu: Platforma Basha do i jep fund Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com