GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nga dhjetori i studentëve te dhjetori i pensionistëve

10:51 - 09/12/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Më 8 dhjetor 1990, studentët lanë auditoret dhe dolën në protesta që shënuan fillimin e fundit të 45 viteve diktaturë. Me thirrjet liri demokraci, studentët kërkuan pluralizëm politik dhe demokraci. Ata u mbështetën fuqishëm nga pjesa tjetër e popullsisë.

Shqipëria e vitit 1990, me një popullsi prej 3.2 milionë banorësh, ishte e drobitur, por e re dhe e gatshme për ndryshim.

Shqipëria e sotme, e 2024 përballet me një krizë të re: demografinë. Sot në vend jetojnë 2.4 milionë banorë (ndoshta edhe më pak). Nga 320 mijë pensionistë më 1990 sot janë 800 mijë pensionistë. Mosha mesatare më 1990 ishte 27 vjeç. Sot është 44. Vendi po përballet me një plakje të shpejtë dhe një tkurrje të fuqisë punëtore.

Përballja e statistikave të 1990 me 2024 është një këmbanë alarmi!

Nëse në vitin 1990 fjala e ditës ishte “demokracia,” në vitin 2024 kryefjala është “demografia.”

Në dhjetor 1990, rrugët dhe sheshet u mbushën nga një brez i ri që kërkonte ndryshim, një të ardhme më të mirë, një Shqipëri si Europa.

Sot nuk mund të kërkosh “ndryshim” nga rinia, e cila po tkurret për shkak të emigracionit masiv dhe rënies drastike të lindjeve.

Pas 1990, më shumë se 1.5 milionë shqiptarë kanë ndryshuar vendin e banimit. Emigrimi vijon. Më 2024 nuk janë të rinjtë, por pensionistët, ata që përfaqësojnë fuqinë më të madhe sa i përket numrave.

Më 2024, ironikisht, më shumë kanë protestuar pensionistët, (duke kërkuar atë që ju premtua “pensione dinjitoze” dhe “shëndetësi falas”) sesa të rinjtë.

A mund të sjellin pensionistët ndryshim?

Sado ironike të tingëllojë pyetja, gjendja e sotme e pensionistëve meriton jo vetëm reflektim dhe diskutim, por edhe veprim.

Demokracia dhe demografia janë dy anë të së njëjtës monedhë; të dyja kërkojnë një shoqëri që dëgjon dhe vepron në përputhje me sfidat e saj.

Shqipëria e 2024-ës ka nevojë për një qasje të re, ka nevojë të hapë debatin për plakjen e popullsisë para se të jetë shumë vonë.

Historia e dhjetorit 1990 është një frymëzim, është kujtesë se kur një shoqëri ngrihet në këmbë, asgjë nuk është e pamundur.

Ndoshta demografia do të jetë ajo që frymëzon lëvizjen e radhës.

Etiketa: dhjetorPensioniste

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Aksident i rëndë në rrugën Vorë-Fushë Krujë, disa të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Vorë-Fushë Krujë, disa të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi
Breaking Views

Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi

19:13 - 20/02/26

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot në Shqipëri, të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin. "Në 20...

Lexo më shumë
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët

18:44 - 20/02/26
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com