GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbyllet me sukses edicioni i 9-të i kursit UEFA PRO/ Presidenti Duka: Uroj të ndihmoni futbollin shqiptar. Dera e FSHF, gjithmonë e hapur për të gjithë

18:17 - 09/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllet me sukses edicioni i 9-të i kursit UEFA PRO/ Presidenti Duka: Uroj të ndihmoni futbollin shqiptar. Dera e FSHF, gjithmonë e hapur për të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfundoi me sukses edicioni i nëntë i kursit të të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli.

Një kurs i UEFA-s, por i organizuar dhe udhëhequr nga Sektori i Edukimit në FSHF rreth 12 muaj. 21 figura të njohura të futbollit jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Argjentina, morën sot diplomën e UEFA PRO në një ceremoni të organizuar nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili u uroi shumë suksese në të ardhmen trajnerëve të sapodiplomuar dhe ta ndihmojnë sa më shumë futbollin shqiptar.

Presidenti Duka theksoi se dera e FSHF-së është e hapur për bashkëpunime dhe për përmirësimin e sportit më popullor në Shqipëri.

“Ju falënderoj për punën tuaj gjatë këtij viti në kursin UEFA PRO. Jam shumë i sigurt që ju e konsideroni këtë kurs ashtu sikurse duhet ta konsiderojnë të gjithë, jo thjesht si një kurs për të marrë një licencë, por për të zhvilluar njohuritë. Jam shumë i bindur që në kurse nuk zhvillohen njohuritë duke dëgjuar lektorët, por duke shkëmbyer eksperienca sepse ju jeni të gjithë trajnerë profesionistë, keni eksperienca për të ndarë me njëri-tjetrin por edhe me lektorët.

Trajnimi është një nga kolonat bazë dhe për këtë ne në strategjinë tonë jemi përqëndruar ta përmirësojmë sa më shumë në mënyrë që të ndihmojmë futbollin. Ne në FSHF zhvillojmë të gjitha nivelet e kurseve, që nga C-ja tek UEFA PRO, në numër dhe në kualitet të kënaqshëm dhe dua të falënderoj drejtorin Pea, drejtorin e Shkollës, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe të gjithë ata që punojnë. Kurset e FSHF-janë kualitative. Tani pritet që ato që ju keni shkëmbyer në kurse, t’i implementojmë në terren, ta ndihmojmë futbollin.

Ju jeni niveli më i lartë, në nivelin e lektorit tashmë. Jo vetëm se merrni diplomën, por për të gjithë eksperiencën dhe kontributin tuaj në futbollin e luajtur dhe në trajnim. Dera e FSHF-së do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunime dhe përmirësimin e futbollit” – tha Presidenti Duka në fjalën e tij përshëndetëse.

Në edicionin e nëntë të kursit “UEFA PRO”, kursantët kanë pasur mundësi të ndjekin leksione ku të ftuar kanë qenë emra të mëdhenj të futbollit si trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, trajneri Marco Giampaolo, Francesco Troise etj.

Ndër emrat më të njohur të futbollit që sot morën diplomën UEFA PRO janë: Pablo Javier Girod Zabaleta, Armend Dallku, Ledian Memushaj, Edmond Kapllani, Erbim Fagu, Gilman Lika, Emiljano Çela, Tefik Osmani, Albina Rrahmani, Tahir Batatina etj.

gijotina.com/

Etiketa: Armand DukaKryesore1

Lajme të lidhura

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Para
“Ajo është fantastike”, Trump e takon tri herë, në rrjet bën bujë videoja AI e puthjes me Musk

“Ajo është fantastike”, Trump e takon tri herë, në rrjet bën bujë videoja AI e puthjes me Musk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com