GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Filo bën serenata me paratë e bashkisë, 83 MLN lekë i jep pa garë për vegla muzikore e kondicioner

12:38 - 10/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Serenatat kushtojnë shumë këtë vit në Korçë. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka vendosur që për festat e fundvitit të tregojë

Serenatat kushtojnë shumë këtë vit në Korçë. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka vendosur që për festat e fundvitit të tregojë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serenatat kushtojnë shumë këtë vit në Korçë. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka vendosur që për festat e fundvitit të tregojë që drejton qytetin e këngës dhe të serenatave. Ide e mirë kjo e kryebashkiakut, pasi qytetarët kanë nevojë për atmosferë festive, por jo duke iu zhvatur paratë.

Me tenderat me shkelje për hir të festës, kryebashkiaku Filo ta shuan dëshirën për këngë. Kryebashkiaku ka zhvilluar një prokurim me objekt  “Loti 1 -Vegla muzikore”, ku parashikohet të blihen, piano, violinë e të tjera. Për këto blerje ai do të marrë nga buxheti i shtetit 51 milionë lekë.

Fatura mund të mos ishte kaq e kripur. Por kryetari Filo ka bërë shkelje të ligjit në procedurat e tenderit të paraprirë me fryrjen e fondit limit.

Filo ka shpallur të hapur mundësinë për dorëzimin e ofertave me 4 nëntor 2024 dhe e ka mbyllur më datë 15 nëntor, në të njëjtën ditë është zhvilluar edhe tenderi pasi kryebashkiaku i ka rënë shkurt këtij tenderi.

 

Në këtë afat 10 ditë ka dorëzuar një ofertë vetëm firma “ LA BOHEME ” shpk,, në pronësi të Shaban Ibrahimit.

Oferta ishte në vlera rreth 51 milionë lekë, pra sa 100% e fondit limit. Ky është një faktor që përbënë risk sipas rregullave të prokurimit publik. Gjithashtu mungesa e konkurrentëve të tjerë e rëndon çmimin.

Më datë 2 dhjetor 2024 komisioni ka bërë publike kontratën ku ka shpallur fituese pa garë firmën “LA BOHEME ” shpk.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

 

Ndërsa shtojmë këtu që ky është loti i parë i një projekti që në total shkon 83 milionë lekë, pasi loti 2 me fond  32 milionë lekë ka si objekt blerje kondicionerësh. Nuk e dimë ca lidhje kanë kondicionerët me veglat muzikore, por kryetari e ka ndarë mendjen që do këndojë serenata me paratë e taksapaguesve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimkondiconerepianoserenataSoyiraq filotendervegla mzuikorevioline

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Ngel” për në vjeshtë mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit t’i dërgojë mocionin

“Çështja Xhaçka”, PS e lexon opinionin e Komisionit të Venecias sipas oreksit të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com