GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidheshin dhe shiteshin informacione personale tek hakerat, FBI dhe SPAK arrestojnë administratorin e “RYDOX”

17:44 - 12/12/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidheshin dhe shiteshin informacione personale tek hakerat, FBI dhe SPAK arrestojnë administratorin e “RYDOX”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka përfunduar operacionin kundër tregut të paligjshëm kibernetik RYDOX, ndërsa janë arrestuar 3 administratorët e tij. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare, SPAK përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur një treg të paligjshëm kibernetik.

Në njoftimin e SPAK thuhet se njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.

“Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra persona që banonin në Shtetet e Bashkuara.

 

 

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK, FBI-së (Zyra në Pittsburgh), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Policisë Mbretërore të Malajzisë.

Hetimi është pjesë e Procedimit Penal nr.7 të vitit 2024, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, sipas Kodit Penal të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Faqja e internetit Rydox funksiononte si një treg i paligjshëm i dedikuar për:

Shitjen e informacionit personal të vjedhur (PII);
Shitjen e kredencialeve të aksesit të pajisjeve të vjedhura;
Shitjen e mjeteve dhe materialeve për kryerjen e krimeve kibernetike, duke përfshirë tutoriale dhe mjete për spam.

Në ekzekutim të urdhërit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle dhe u sekuestruan:

1 njësi kompjuterike dhe 6 laptopë;
5 celularë dhe pajisje të tjera memorizuese;
Dokumente dhe asete monetare në kriptomonedha.

Në kuadër të operacionit, autoritetet amerikane sekuestruan domenin www.Rydox.cc, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të kësaj platforme për shitblerje të paligjshme. Vizitorët e faqes tashmë do të shohin një baner që njofton sekuestrimin nga autoritetet federale, në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësisë penale të të dyshuarve dhe përfundimin e hetimeve për të gjithë zinxhirin kriminal.

Operacioni ‘RYDOX’ vendos një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik, duke dëshmuar potencialin e SPAK për të bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vendase në të tilla hetime komplekse.

Prokuroria e Posaçme tërheq vëmendjen e publikut mbi rreziqet serioze që aktivitetet e paligjshme, si ato të zbuluara përmes operacionit “RYDOX” paraqesin për individët dhe shoqërinë tonë.

Tregjet e paligjshme të krimit kibernetik jo vetëm që shkelin privatësinë dhe sigurinë e mijëra qytetarëve duke vjedhur dhe shpërdoruar të dhënat personale, por gjithashtu fuqizojnë rrjete kriminale që ndikojnë negativisht në besimin dhe sigurinë publike.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
Të miturit në sherre me thika, 3 raste gjatë 24 orëve të fundit

Të miturit në sherre me thika, 3 raste gjatë 24 orëve të fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com