GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha: Soros pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën

12:05 - 13/12/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Soros pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Xhorxh Soros për ndikimin e tij në Shqipëri.

Berisha u shpreh se, Soros është një monstër që tejkalon edhe Karl Marksin. ‘Pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën’, tha Berisha, por reagimi i demokratëve bëri që ky projekt i Sorosit të mos realizohej.

“Në një moment të caktuar, Xhorxh Soros, një monstër e vërtetë e njerëzimit, i cili në pikëpamjet e tij tejkalon Marksin, vendos që t’i dorëzojë, pasi i dorëzojë drejtësinë, t’i dorëzojë opozitën Edi Ramës, Makbethit, njeriut pa cilësi.

Dhe atëherë t’i rrëmbejnë sovranitetin e brendshëm shqiptarëve.

Dhe kjo është një gjë e paimagjinueshme.

Nuk mund të imagjinohej që vendi i madh i lirisë, që ka bërë më shumë se kushdo tjetër në lirinë e shqiptarëve, të punojë për vendosjen e narkokracisë.

Është një kryevepër e rrallë, tejkalon të gjithë letërsinë politike të shkrimtarëve që u morën me mobokracitë.

Unë kam bindjen se narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës përbën një thirrje për njerëzit e lirë kudo.

Europa pasi shembi diktaturat komuniste, nuk kishte njohur narkodiktatura apo mobokraci, por kjo u zhvillua në sytë e Europës, në apatinë e pafalshme të saj, në diktatin e monstrës së njerëzimit që quhet Xhorxh Soros.

A mund të imagjinoni ju miq, që miq të mi, që njohin gjithçka nga ky realitet, nuk duan që të flitet më zë të lartë kundër Sorosit.

Pse? Se ai është kryekorruptori i planetit.

Një nga ndjenjat e përçmimit maksimal që kam ndaj atij njeriut është për shkak të blerjes së politikanëve.

Ne kemi jetuar 5 shekuj në perandori, dhe perandoria çonte njerëzit me qese, u jepnin verdhushkat dhe pastaj vazhdonin operacionet ushtarake.

Xhorxh Sorosi çonte paratë te politikanët dhe më pas ideologjinë e tij më ekstremiste se vetë Marksi. Ideologjinë e shpërbërjes së identitetit njerëzor.

Tejkaloi çdo lloj imagjinate”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Etiketa: berishasoros

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Zjarr në nënstacionin elektrik të Shkodrës, një pjesë e qytetit pa energji

Zjarr në nënstacionin elektrik të Shkodrës, një pjesë e qytetit pa energji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com