GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Oligarku Bashkim Ulaj fut në sherr opozitën/ Shehaj: Noka më sulmoi kur denoncoja koncesionin Thumanë-Kashar

18:12 - 19/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Oligarku Bashkim Ulaj fut në sherr opozitën/ Shehaj: Noka më sulmoi kur denoncoja koncesionin Thumanë-Kashar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit, deputeti Agron Shehaj, kreu i partisë ‘Mundësia’ në News24 tha se “si përfaqësues i opozitës i kërkova Ballukut të shpjegonte vjedhjen e 1.3 mld eurove, ndërsa “u largova dhunshëm nga foltorja e Parlamentit jo nga Garda, as nga mazhoranca, por nga opozita”.

Shehaj tha se opozita dhunoi një përfaqësues të opozitës mesa duket pasi oligarku që ka marrë atë konçensionin 1.3 mld euro ka lidhje edhe me opozitën. Shehaj tha se Flamur Noka shkoi në foltoren e Kuvendit me qëllim për t’i mbyllur gojën. “Flamur Noka erdhi me qëllimin e qartë për të më mbyllur gojën mua që po denoncoja skandalin”, tha Shehaj.

“Ushtrohet dhunë brenda Kuvendit të Shqipërisë, edhe Garda nuk guxon të dhunojë deputetët. Unë e kam thënë edhe më parë se nuk ka koalicion me PD në zgjedhje. Raporti me PD është ndarë prej kohësh. Nuk ndihem mirë që të shkosh në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dhunohesh brenda Kuvendit nga një përfaqësues i opozitës tregon se duan të mbajnë me çdo kusht sistemin, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin”, tha Shehaj.

Ai tha se është hera e parë në këto 33 vjet që një opozitar që denoncon një skandal të Qeverisë, dhunohet nga një përfaqësues i opozitës, nuk dunohet as nga mazhoranca as nga Garda.

Shehaj tha se konçensioni për rrugën Thumanë-Kashar nëse do të bëhej me një tender ndërkombëtar do të kishte një kosto 2 apo 3 mln euro për km.

Shehaj akuzoi zv.Kryeministren Belinda Balluku për abuzimet me këtë koncension, duke shtuar se rruga po të bëhej në mënyrë të ndershme, mund t’i kushtonte shtetit shqiptar jo më shumë se 50 mln euro.

Por sipas tij, ky konçension kaloi në një aferë të pastër, duke e çuar nga 400 mln euro në 1.3 mld euro, ndërsa kontrata u zgjat nga 13 vjet në 35 vjet.

 

 

“Pse ndodhi kjo? Sepse fituesi, firma Gener2, është e lidhur me Qeverinë”, tha Shehaj. Gener 2 është në pronësinë e Bashkim Ulajt, një oligark me koncesione dhe përfitime tenderash si dhe zotëron një televizion. Vetëm një ditë më parë mori një TEC me koncesion për 49 vjet.

Në vijim, si kryetar i partisë Mundësia, Shehaj tha se një opozitë e vërtetë dhe e pastër është besueshmëri për qytetarët.

“Sot u linçova jo sikur isha në Kuvendin e Shqipërisë, por sikur isha në mbledhje partie. Unë sot do të flisja për vjedhjen 1.3 mld euro”, tha Shehaj.

gijotina.com/

Etiketa: Agron ShehajKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com