GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sendet e sekuestruara, GJKKO rrëzon ankimin e familjarëve të Veliajt

11:55 - 20/12/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Lavatriçja e Erion Veliajt, zbardhen transaksionet e firmave dhe OJQ-ve të gruas dhe vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të premte kundërshtimin e bërë nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj për sekuestrimet e sendeve të tyre nga SPAK, duke i cilësuar të ligjshme.

Më 6 dhjetor, SPAK sekuestroi aparatin telefonik të Xoxës, si edhe disa materiale të tjera në ambientet e “Harabel” dhe ambiente në pronësi të Arbër Veliajt.

Ndërsa në Apel avokatët e familjarëve të Veliajt kanë ankimuar vendimin për kontrollet e ushtuara në datën 6 dhjetor, në banesat dhe zyrat e tyre. Ata pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm. Gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin do të jetë Ilirjana Olldashi, ndërsa ende nuk ka një datë për seancën.

Hetimet

Procedimi penal për Veliaj është regjistruar nga SPAK gjatë këtij viti mbi bazën e një kallëzimi penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas SPAK, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, vlerëson prokuroria, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë.

“Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme”, thotë SPAK.

Kontrollet, familja Veliaj me biznese dhe vila

Në kuadër të hetimit, më 5 Dhjetor, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës lejimin e kontrolleve personale të familjarëve të Veliajt dhe personave të tjerë që sipas SPAK, janë të lidhur me kryebashkiakun.

Ata janë: bashkëshortja Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj, biznesmenët Elman Abule, Marisa Nito e Adela Kondakçiu, si dhe Driant Zeneli.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar lejimin e kontrollit të zyrave të disa shoqërive dhe OJF-ve.

Bëhet fjalë për:

  • “PARTNERS LAW” SHPK në pronësi të Ajola Xoxës;
  • Dy zyra të “Nan Gallery” SHPK që zotërohet nga qendra “Harabel” e Ajola Xoxës;
  • Zyrat e “Qendrës Harabel” me administrator Driant Zenelin;
  • “Ava Studio” SHPK, me administrator Valbona Xoxa dhe të njëjtën adresë si “Qendra Harabel”;
  • “Gogel” SHPK, që ka pasur bashkëpronar Arbër Veliajn, vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës;
  • “Rametal SHPK” me administrator Elman Abulen, biznesmen i njohur për lidhjet me Veliajn, i cili është nën hetim për pastrim parash nga prokuroria e Tiranës;
  • Personi fizik “Adela Kondakçiu”.

SPAK ka kërkuar gjithashtu lejimin e kontrolleve në disa banesa, dy prej të cilave në pronësi të vëllait të Veliajt – një apartament dupleks te rezidenca “Kodra e Diellit” në Tiranë me sipërfaqe totale 112.3 m2; një vilë në Qerret me sipërfaqe totale 446.6 m2 (nga të cilat truall 446.6 m2 truall dhe ndërtesë 80.42 m2), si dhe një tjetër vilë në Qerret me sipërfaqe 494 m2, në pronësi të firmës “AGI KONS” , që sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka qenë në pronësi të Gentjan Sulës deri në 10 Dhjetor të këtij viti. Dy vilat në Qerret janë ngjitur me njera-tjetrën.

Kontrollet, ka argumentuar SPAK në Gjykatën e Posaçme, “kanë qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshire prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparate celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj)”.

Etiketa: Apeli i GJKKOErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Osmani: Shqipëria dhe Kosova janë dy pjesë të pandara të një kombi, duhet bashkëpunim

Osmani: Shqipëria dhe Kosova janë dy pjesë të pandara të një kombi, duhet bashkëpunim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com