GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?

14:30 - 01/01/25
në Bota
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me kompaninë ruse Gazprom.

Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën pezullohen deri kur të kenë përfunduar luftimet.

Një javë më pas, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk kishte mbetur kohë e mjaftueshme për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Cilat do të ishin opsionet e mundshme pasi të ndalet kalimi i gazit rus nëpërmjet Ukrainës.

SA ËSHTË VOLUMI?

Furnizimi nga Rusia i Evropës ka rënë në mënyrë dramatike pas sulmit ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022, që e shtyu Bashkimin Evropian të ulë varësinë nga gazi rus.

Moska investoi për gati gjysmë shekulli për të zënë vend në tregun e gazit natyror në Evropë, ku arriti deri në 35% të tregut, por që tashmë ka rënë në rreth 8%.

Që nga 1 dhjetori, BE-ja mori më pak se 14 miliardë metra kub (bcm) gaz nga Rusia nëpërmjet Ukrainës, nga 65 bcm në vit kur filloi kontrata e fundit pesëvjeçare në vitin 2020.

Komisioni Evropian ka thënë se ky vëllim mund të zëvendësohet plotësisht nga importet e gazit të lëngshëm natyror dhe gazin e importuar nga burime të tjera.

Moska ka humbur pjesën e saj në treg përballë vendeve të tjera rivale, si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari.

Rusia mund të ketë fituar gjatë vitit 2024 rreth 5 miliardë dollarë nga shitjet e gazit që kalon nëpërmjet Ukrainës, bazuar në një parashikim mesatar të çmimit të gazit të qeverisë ruse prej 339 dollarësh për 1000 metër kub dhe sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ukraina fiton nga 800 milionë deri në 1 miliard dollarë tarifa tranziti në vit.

Çmimet e gazit në BE u rritën në vitin 2022 në nivele rekord pas humbjes së furnizimeve ruse. Ndërsa tashmë pritet të ndalet krejtësisht furnizimi, zyrtarët dhe kompanitë tregtare të BE-së thonë se një përsëritje e rritjes së çmimit nuk ka gjasa të ndodhë, duke patur parasysh vëllimet tashmë modeste dhe numrin e vogël të klientëve të mbetur.

KUSH PREKET?

Tubacioni që kalon nëpërmjet Ukrainës furnizon Austrinë dhe Sllovakinë.

Austria e merrte pjesën më të madhe të gazit të saj nëpërmjet Ukrainës, ndërsa Sllovakia merr rreth 3 bcm në vit nga Gazpromi, pra rreth dy të tretat e nevojave të saj.

Kompania ruse Gazprom ndaloi furnizimin për kompaninë austriake OMV OMVV.VI në mes të nëntorit për shkak të një mosmarrëveshjeje për kontratën, por vëllimet e furnizimit mbetën të qëndrueshme pasi u futën në lojë blerës të tjerë.

Sllovakia ka thënë se humbja e furnizimit rus nuk do të godiste konsumatorët e saj dhe se ka diversifikuar kontratat e furnizimit. Blerësi kryesor i saj i gazit, SPP, ka kontrata për furnizim me gaz nga burime të tjera, me kompani si BP BP.L, Eni ENI.MI, ExxonMobil XOM.N, RWE RWEG.DE dhe Shell SHEL.L.

ÇFARË OPSIONESH KANË BLERËSIT?

Shumica e tubacioneve të tjera të gazit rus në Evropë janë tashmë të mbyllura, përfshirë tubacionin Yamal-Europe, që kalon nëpërmjet Bjellorusisë dhe atë Nord Stream nën Detin Baltik.

Një opsion është gazsjellësi TurkStream që kalon nga Turqia nën Detin e Zi, drejt Bullgarisë, Serbisë ose Hungarisë. Megjithatë, kapaciteti është i kufizuar.

Furnizimi me gaz i Sllovakisë mund të bëhet nga Hungaria, afërsisht një e treta nga Austria dhe pjesa tjetër nga Republika Çeke dhe Polonia, sipas agjencisë rregullatore austriake të energjisë E-Control.

Austria nuk duhet të përballet me ndërprerje pasi është e përgatitur për ta ndërruar burimin e furnizimit, ka njoftuar agjencia e saj rregullatore.

Republika Çeke ka të ngjarë të përfitojë më shumë furnizim nga tubacionet gjermane, duke përfituar nga një përjashtim nga taksat gjermane për gazin duke filluar nga 1 janari.

Republika Çeke ka thënë se është e gatshme t’i sigurojë Sllovakisë kapacitete tranziti dhe magazinimi të gazit.

Rusia furnizon Moldavinë me rreth 2 bcm gaz në vit. Gazi dërgohet nëpërmjet Ukrainës në rajonin separatist të Transnistrias, ku përdoret për të prodhuar energji të lirë, që iu shitet pjesëve të Moldavisë të kontrolluara nga qeveria moldave.

Kompania ruse Gazprom njoftoi se planifikon ta pezullojë furnizimin më 1 janar, duke përmendur si shkak faturat e papaguara.

Kryeministri moldav Dorin Recean e ka dënuar vendimin, por tha se vendi i tij ka burime të ndryshme furnizimi. Moldavia planifikon masa për ta reduktuar konsumin me të paktën një të tretën nga 1 janari.

Për sa i përket Ukrainës, siguria e furnizimit për të nuk do të ndikohet pasi ajo nuk përdor gazin tranzit rus, tha Komisioni Evropian.

NGA VJEN GAZI?

Tubacioni i epokës sovjetike Urengoy-Pomary-Uzhgorod transporton gaz nga Siberia përmes qytetit Sudzha, në rajonin Kursk të Rusisë, që është tashmë nën kontrollin e forcave ushtarake ukrainase.

Tubacioni kalon përmes Ukrainës për në Sllovaki, ku tubacioni ndahet në degë të tjera drejt Republikës Çeke dhe Austrisë.

Transnistria kufizohet me Ukrainën dhe gjithashtu e merr gazin rus nëpërmjet Ukrainës.

Etiketa: gazRusi

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
2024, viti zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

2024, viti zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com