GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha zbulon përgjimet sekrete: Nga Linda Rama, te Ulsi Manja dhe Taulant Balla. Ja bisedat me krimin

10:56 - 06/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha zbulon përgjimet sekrete: Nga Linda Rama, te Ulsi Manja dhe Taulant Balla. Ja bisedat me krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua një dokumenti sekret për të lëshuar akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë, nga kryeministri Edi Rama, te ministrat Ulsi Manja e Taulant Balla dhe të tjerë socialistë.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK ku këtë të hënë u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, Berisha lexoi dokumentin në fjalë dhe foli për disa përgjime që sipas tij, janë prej kohësh të depozituara në Prokurorinë e Posaçme.

“Janë nga një qendër e huaj”, sqaroi Berisha, ndërsa Prokurorinë e Posaçme e quajti “SKAP-i i partisë”, pasi sipas tij, nuk po vepron ndaj anëtarëve të lartë të qeverisë edhe pse provat i kanë mbi tavolinë.

“Linda Rama e kapur vendos tenderat e AKSHI-t”

Kryedemokrati Sali Berisha tha se bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama është kapur në përgjime ambientale duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t. Berisha ngriti pikëpyetje se pse zonja nuk është thirr nga prokuroria për tu pyetur.

“Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera. Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental”, tha.

“Ulsi Rama i kërkoi Louis Vuitton çunit të Londrës”

Berisha foli edhe për një përgjim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me një “çun londre”. Sipas Berishës, Manja i kërkon personit në fjalë një çantë “Louis Vuitton”.

“Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai ‘për kë e do ti’, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar. Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu”, tha Berisha.

Përgjimet e Taulant Ballës

Kryedemokrati foli edhe një tjetër përgjim me protagonist sipas tij, ministrin Taulant Ballën. Berisha deklaroi se Balla i ka premtuar një grupi kriminal arrestimet e anëtarëve të një grupi tjetër në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

Kryedemokrati u shpreh:

Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.

  • Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg? Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju?
  • Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
  • Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.

Akuza ndaj Ballës lëshoi edhe për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

“Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto… E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet. Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje. E mbylli gojën Dumani”, tha Berisha.

“Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen. Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat. Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë. Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave”, shtoi ai.

Akuzat ndaj Dumanit

Berisha tha se Prokuroria e Posaçme nuk po vepron ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe personave të lidhur me ta edhe pse dokumentat që ai dispononin, i ka edhe SPAK.

“Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj”, tha Berisha.

Masa e sigurisë

Lidhur me vendimin  e Apelit që riktheu ndaj tij masën e detyrim paraqitjes, Berisha tha se e kam fituar 100 përqind kauzën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtoi se masa e re e sigurisë do ti shtojë votat.

Mbështetës së kryedemokratit ishin të pranishëm pranë SPAK, të cilëve Berisha iu drejtua me një fjalim pas prononcimit për gazetarët.

Lexo edhe:

Rama e largoi Majkon nga Kukësi, Berisha: Është kriminel i madh elektoral, u përgjua…

Etiketa: Altin DumaniEdi RamaKryesore1Sali BerishaSpakTaulant BallaUlsi Manja

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Virusi i shfaqur në Kinë/ Mjeku Alimehmeti: Mundësitë për një pandemi janë shumë të ulëta

Virusi i shfaqur në Kinë/ Mjeku Alimehmeti: Mundësitë për një pandemi janë shumë të ulëta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com