GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nisin hetimet për Belinda Ballukun, SPAK regjistron procedimin

në Breaking Views, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin hetimet për Belinda Ballukun, SPAK regjistron procedimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy muaj pasi PD depozitoi padi në SPAK, Prokuroria e Posaçme thotë se ka nisur hetimet mbi dyshimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike nga OSHEE, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, përmes një skeme korruptive, që sipas PD i ka shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit.

SPAK ka njoftuar kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin, me firmën e së cilit është depozituar padia, se ky procedim penal është ende në fazën e hetimeve paraprake.

Për këtë denoncim, vetë OSHEE e kishte akuzuar për shpifje Gazment Bardhin, por ky i fundit fitoi betejën ligjore sot (8 janar 2025) në Gjykatën e Posaçme.

Gjykata e shpalli Bardhin të pafajshëm, pikërisht me arsyetimin se tashmë për këtë çështje kanë nisur hetime.

Vetë avokati i deputetit demokrat, Marash Logu tha se tashmë duhet të jetë Belinda Balluku ajo që duhet të japë llogari për atë që PD e quan skemë korruptive të shit-blerjes së energjisë.

Në seancën e sotme, SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzim në SPAK, u regjistrua procedim penal për veprën penale për shpërdorim detyre dhe po vijojnë hetimet. Kam shkresën e Dumanit që është regjistruar denoncimi dhe po vijojnë hetimet. Kam apel për zv.kryeministren Balluku mos keqpërdor vartësit, por hajde në SPAK dhe përballu me akuzën, përballu me akuzën e vjedhjes së 180 mln euro. Ku kanë shkuar?” tha Marash Logu.

PD akuzon se OSHEE me dijeni të ministres Balluku ka tregtuar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Sipas PD energjia elektrike është blerë shtrenjtë dhe shitur lirë tek kompani private seksere, jashtë bursës. Në funksion të kësaj skeme, sipas PD, KESH bleu energji edhe kur vendi kishte tepricë prodhimi. Po ashtu, sipas denoncimit të Bardhit, KESH  ka falsifikuar të dhënat e dorëzuara tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme të energjisë elektrike.

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
Para
Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë/ Mbrojtja dorëzon mbi 100 faqe argumente kundër Apelit

Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë/ Mbrojtja dorëzon mbi 100 faqe argumente kundër Apelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com