GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rreth 1/4 e shqiptarëve nuk përballojnë dot as shpenzimet për kontrollet rutinë

08:28 - 10/01/25
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrata e studentëve të mjekësisë që mund të kthehet në bumerang
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).Rezultatet treguan se 24 për qind e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm ne një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonia e Veriut 16%, Mali i 20% dhe Serbia 20%.

Përgjithësisht qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë të pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku me shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar.

Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve. Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit.

 

Teksa nevojat për shërbime spitalore po rriten nga plakja e popullsisë dhe rritja e nivelit të sëmundjeve kronike në popullatë, buxheti i shëndetësie në vend që të rritet shkurtohet.

 

Në ndryshimet e fundit që ju bënë buxhetit të shtetit në dhjetor 2024 fondi i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%.

Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë sipas ndryshimeve të fundit arritën në 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ. Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja më të mëdha për trajtime mjekësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Në 2024 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë ishte sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Pavijonet në qendrat spitalore të vendit aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Çdo vit miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës

. Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta. Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë./ Monitor

Etiketa: Kryesore1problemeraportishendetesi

Lajme të lidhura

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca
Breaking Views

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Arsyet pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe
Aktualitet

Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni

10:14 - 31/03/26
Para
Epidemia e kanabisit po mbush burgjet angleze me shqiptarë

Kanabisi për qëllime mjekësore/ Qeveria miraton kriteret që duhet të përmbushin kultivuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion
Breaking Views

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar letër zyrtare Ambasadave në Tiranë, duke kërkuar monitorimin e procesit në Gjykata...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26
BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com