GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Blushi: SPAK meret me Harabelin por krokodilin e ka në bashki

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: SPAK meret me Harabelin por krokodilin e ka në bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi kryebashkiakun Erion Veliaj si “armikun më të madh të qytetit” dhe akuzoi Bashkinë e Tiranës se është kthyer në një strofull krimi e hajdutërie.

Sipas Blushit, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, duke i siguruar imunitet politik Veliajt. Ai vuri në dukje problemet e rënda me trafikun, mungesën e ujit të pijshëm dhe shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve.

Blushi kritikoi SPAK-un për mbylljen e hetimeve për dosjen “5D” dhe për mungesën e veprimeve konkrete kundër Veliajt. Ai i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të kërkojnë drejtësi. Protesta u shoqërua me thirrje të forta për transparencë dhe ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me fondet publike.

‘Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.

Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.

Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni. Meruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal“, u shpreh Blushi.

Etiketa: Bahskia TiraneblushihetimeoppziteprotesteSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!
Breaking Views

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26
Para
Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët

Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (31 korrik) në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi i...

Lexo më shumë
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com