Skandal në shoqërinë shtetërore OST, ku harxhohen qindra milionë lekë për verë, lule, ushqime dhe lloj lloj xhinglash. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur drejtori Skerdi Drenova është emëruar pasi ka bërë më parë “specializim” për këto gjëra pranë Erion Veliajt. Nga nëndrejtor i Top Channel, për shërbimet që i kryente në media, Veliaj e mori kryeinspektor në bashki dhe më pas e katapultoi në krye të OST.
Vlera e këtij tenderi nuk është asgjë para dëmeve të shkaktuara buxhetit të shoqërisë, të evidentuara nga raportet e KLSH gjatë kohës së drejtimit nga Skerdi Drenova, por ka një arsye pse e raportojmë: Objekti i tenderit ilustron më së miri se sa i pangopur dhe i papërmbajtshëm është ky drejtor në përvetësimin e parave që i janë besuar nga shteti.
Tenderi për mish, verë dhe lule
Tenderi i Skerdit për verë, mish dhe lule është njoftuar më 31 dhjetor 2024. Objekti i tenderit “Shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira si dhe organizime të
ndryshme për nevojat e OST sh.a.” është thjesht një maskim, sepse thelbi i këtij shpenzimi nuk ka lidhje me dizenjimin e kartëvizitave të Skerdit, por me shërbime dhe produkte të tjera.
Pra ishte goditja e fundit për vitin e kaluar nga drejtor Skerdi. Me siguri, kur firmoste, në njërën dorë kishte stilografin, në tjetrën gotën e festës! Kjo ishte një nga ato firmat 100 milionë lekëshe, të dizajnuara për miq, që janë si çek i hapur dhe (siç do ta zbulojmë) deri në fund vlera shkon në afro 220 milionë lekë.
Shkelja e parë i bëhet planit buxhetor. Ky tender është hapur në ditën e fundit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, tenderi bëhet pa mbaruar sendet e furnizuara përmes prokurimit me të njëjtin emër, të kryer në janar të vitit 2023 dhe me afat 2 vjet. Pra, Skerdi i paska mbaruar paratë e luleve para afatit.
Tenderi i ri i verës dhe i mishit është denoncuar në KPP për parregullsitë e tij nga një operator ekonomik. Kompania ankimuese Optima Communication sh.p.k. ka shprehur interes për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi,
produkte me qira si dhe organizime të ndryshme për nevojat e OST sh.a”. Kujtojmë se ky tender është njoftuar në faqen e APP-se nga autoriteti kontraktor Operatori i Sistemit të Transmetimit OST më datë 31 dhjetor 2024 dhe ishte parashikuar për tu zhvilluar në datë 22 janar 2025.
Skerdi i bën rrush e kumbulla paratë e shtetit
Para se të ndalemi të shkeljet e denoncuara, ka diçka që na tërheq vëmendjen: Lista e produkteve dhe shërbimeve që ka porositur Skerdi Drenova. Janë 40 artikuj, ku lista nis me produktin më të rëndësishëm: “Verë sëbashku me kuti vere prej druri me printime të personalizuara për dhurata”.
Më tej vazhdohet me një send tjetër: Printim në pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata.
Kartëvizita të personalizura me logon e OST. Printim kartëvizite bazuar në dizajnin e kryer.
Kurora me lule për raste festash. Lule natyrale të kompozuara në forme buqete për raste festash, me 5 lloje te ndryshme lulesh copë.
Dizenjim pritnim Áanta kartoni. Dizenjim çanta toteBAG me logo.
Dizenjim, Printim kartoline Kartoline me urimet e fundvitit, përmasa 20 x 20 cm me palosje, printim 4 color, efekte printimi, letër speciale. Dizenjim, printim zarfa për kartolina.
Flamuj tekstil me logo te ndryshme të personalizuar, përmasat në varësi të kërkesës dhe eventit. Bazament për flamuj për ambient të jashtëm dhe të brendshëm.
Stilolapsa dhe lapsa të loguar me logon e OST. CD me logo CD 700 MB të personalizuara + cover, me logo, USB të loguara.
Pllakë qelqi për dhuratë. Pllake qelqi me qytete të ndryshme të Shqipërisë ose personalitete të shquara, gdhendje të logos me lazer.
Set stilolaps + stilograf për dhuratë, me cilësi të lartë, me logo.
Sallë për eveniment të mesëm (50 – 100 veta) Në varësi të kërkesës nga OST për numrin e pjesëmarrësve kërkohet një sallë për kapacitetin e kërkuar. Zërat e mëposhtëm janë të
nevojshëm për çdo eveniment, sado i vogël qofte. Diferenca është për sasinë e secilit produkt.
Sallë për eveniment të vogël (deri 50 veta). Ne varësi të kërkesës nga OST për numrin e pjesëmarrësve kërkohet një sallë për kapacitetin e kërkuar.
Çadër për organizimin e eventit për rreth 40 persona, e cila do të përdoret në ambiente të hapura.
Çadër për organizimin e eventit sipas nevojës për rreth 60 persona.
Çadër për organizimin e eventit sipas nevojës mbi 80 persona.
Strukturë metalike për banner. Nevojitet për të mbajtur banerin, në përmasa të ndryshme. Baner wall.
Pedanë për skenë. Përdoret për të kryer ndarjen e folësit dhe skenës me pjesëmarrësit e tjerë.
Tapete me ngjyrë për veshje salle. Tapete që përdoren për të veshur pedanat, me ngjyrën që përfaqëson OST.
Foltore (plexiglass + forex) Përdoret për të folur përfaqësuesit e ndryshëm në event, material plexi me vendosje të titullit të eventit me material forex.
Karrige për pjesëmarrësit me ngjyrën që përfaqëson OST.
Kolltukë për folësit nëse evenimenti do të jetë në format kinemaje, folësit duhet të kenë ndenjëse ndryshe nga salla, të rehatshme, të paraqitshme, me ngjyrën që përfaqëson OST.
Gjenerator në kapacitet 80 kë, përdoret për të mbajtur të gjithë skenën, përfshirë led wall, audio, ndriçim, backup (në momentin që ikën energjia kalon në funksion pa patur shkëputje).
Tavolinë protokolli e cilësisë së parë, e mbyllur në pjesën përpara, dërrasë ose e veshur me lëkurë, përmasat në varësi të ambientit ku do te organizohet eventi.
Bokse me fuqi 500 W, 1000 W. Miksera fonie me 8 dalje dhe 16 dalje. Mikrofon wireless glx Shure GLX. Mikrofona sennheiser për foltore. Mikrofon Headset që vendosen për prezantim.
Stativ mikrofoni. Pajisje që shërben për të mbajtur mikrofona. Dritë e bardhë. Ndriçim 3200 w i ngrohtë dhe i ftohtë.
Ekran Led në ambient të brendshëm P3.9 indoor, P6 indoor dhe outdoor, P10 indoor dhe outdoor
Ekran Led në ambient të jashtëm P7, P8 outdoor, P6 indoor dhe outdoor, P10 indoor dhe outdoor
Laptop me video software. Nevojitet një kompjuter laptop për të kryer lidhjen me Led Wall për të vendosur videot të cilat do të animohen në Led wall
Laptop për audio. Nevojitet një kompjuter laptop për të kryer lidhjen me Led Wall për të vendosur audiot të cilat do të animohen në Led wall.
Përkthyes në gjuhë angleze, gjermane dhe italiane. Kufje wireless për përkthimin. Pajisje që u shpërndahet pjesëmarrësve për të dëgjuar përkthimin, Fotograf profesionist për të realizuar foto përgjatë eventit. Kameraman profesionist për të realizuar video përgjatë eventit.
Shërbim Promocioni 2 persona për të realizuar shpërndarjen e dhuratave apo në raste inaugurimesh mbajtjen e shiritit.
Katering menu e parë. Ofrimi i ushqimit me vetëshërbim për të ftuarit e eventit. Në përgjithësi ofrohen ushqime të lehta duke përfshirë kroketa, brusketa dhe pije.
Katering menu e dyte. Ofrimi i ushqimit me shërbim për të ftuarit e eventit. Në përgjithësi ofrohen ushqime si brusketa, djathëra të ndryshëm (2-3 lloje), proshuta të ndryshme (2-3 lloje) dhe pije.
Katering menu e trete. Ofrimi i ushqimit me shërbim për të ftuarit e eventit. Në përgjithësi ofrohen ushqime si djathëra të ndryshëm (2-3 lloje), mishra (2-3 lloje) dhe pije.
Transport. Nevojiten automjete të mëdha për të transportuar produktet e nevojshme për një eveniment. km 100, 180
Realizim Spotesh: Tv Grafik 30 sec. Realizim storyboard për spot grafik 30 sec, modelim 3D, animacion 2D dhe 3D, efekte grafike, kompozim 2D, regjistrim zëri, muzikë dhe efekte, montazh.
Realizim Spot Tv 30 sec me xhirime. Realizim storyboard per spot me xhirime 30 sec, gjetje aktorësh kryesorë, gjetje lokacionesh, modelim 3D, animacion 2D dhe 3D, efekte grafike, kompozim 2D, regjistrim zëri, muzikë dhe efekte, montazh.
Realizim Video Prezantim (Led Wall) Prezantime te nevojshme për evenimente të ndryshme të OST. Në këto prezantime kryhet një ndërthurje midis xhirimeve, grafikave dhe fotove të ndryshme.
Kur tenderi hartohet me qëllim vjedhjen
“Në gjykimin tonë, ka kritere për kualifikim dhe specifikime të vendosura nga AK në këtë procedurë që janë të paqarta ose në shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike”, shkruan ankimuesi.
Komisioni i Skerdit ka përcaktuar produktet që kërkon të prokurojë, por çuditërisht ka vendosur edhe çmimin limit për secilin prej produkteve.
Vendosja e çmimeve njësi limit për çdo produkt krijon vështirësi për OE, pengon ofertimin, nuk ka bazë ligjore, nuk ka asnjë fjalë për argumentimin e këtij kushti nga ana e OST ne proces-verbalin e argumentimit te kritereve, ndërkohë që ky është kriteri i vlerësimit të ofertës fituese.
Bazuar në legjislacionin përkatës që rregullon termat e një marrëveshje kuadër me një OE, me kushte të përcaktuara,
nuk parashihet e drejta e AK të vendosë çmime limit për çdo produkt. Në këtë rast OST ka të drejten të përcaktojë një shumatore limit (shuma e çmimeve për njësi të produkteve), kur gjykon të drejte që të vlerësojë bazuar në shumatoren e çmimeve për njësi, por në asnjë rast një AK nuk mund të vendosë kufij për secilin produkt.
Po të bëjmë një llogari, me çmimet e përcaktuara nga vetë AK, dhe me sasitë orientuese, rezulton një vlere totale 17.916.580 lekë pa tvsh. Pra sipas çmimeve të përcaktuara nga vete OST fondi limit i procedurës duhej të ishte 17.916.580 lekë pa tvsh, ndërkohë është 10.000.000 leke pa tvsh. “Pra nuk kuptojmë as logjiken pas këtyre çmimeve dhe si i ka percaktuar komsioni këto çmime limit, pasi vetë AK në përllogaritjen e fondit limit, mesa rezulton, nuk i është referuar këtyre çmimeve njësi. Ndërkohë presupozohet që llogaritja e fondit limit të jetë bazuar në këto çmime njësi”, denoncon ky biznes.
Ajo që kuptojmë është se Skerdi Drenova nga 100 milionë lekë, ka bërë plan që deri në fund të 2 vjetëve të kontratës, t’i japë një mikut të tij 220 milionë lekë (përfshirë TVSH).
Ndërkohë që bëhet një lëmsh kur flitet për kapacitetet e fituesit. Termi ì “3 vitet e fundit financiare” bëhet i paqartë për shkak të periudhës kur po zhvillohet kjo procedurë. Viti i fundit financiar 2024 është mbyllur me 31.12.2024, por xhiro vjetore për vitin 2024 është e pamundur të gjenerohet nga e-albania sepse Administrata Tatimore akoma nuk ka mbyllur
përllogaritjet për këtë vit financiar, të cilat përfundojnë pas dorëzimit dhe konfirmimit të bilanceve në fund të marsit 2025.
Një kërkesë e ekzagjeruar lidhet me numrin e punonjësve të kërkuar, që është shumë i larte krahasuar me objektin e prokurimit. “Kjo është një procedurë që do të ketë një afat zbatimi 24 muaj, pra nuk ka asnjë urgjencë, asnjë nevojë që një OE të ketë kaq shumë punonjës (10)”, ankohet firma që lë të kuptohet se tenderi është qepur për dikë tjetër.
Tenderi fiktiv i Skerdi Drenovës
Siç e përmendëm më sipër, edhe në janar të viti 2023, është firmosur ky lloj tenderi me vlerën 100 milionë lekë. Ishte një procedurë fiktive e zhvilluar formalisht.
Tenderi, sipas dokumenteve që Gijotina.com i disponon, u çel në 14 tetor 2023 dhe pa kaluar 10 ditë u anulua. “Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit për arsye se: në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njoftonte zyrtarisht Drenova në APP.
Tenderi u rihap më 29 dhjetor 2022 dhe më 22 shkurt 2023 u nënshkrua kontrata me kompaninë “Lizard” me pronarë Dritan Meron dhe Alba Mitën.
Në tender merrnin pjesë edhe tre kompani të tjera që morë pjesë fiktivisht duke dorëzuar ofertën zero lekë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post