Vazhdon moti i keq në Qarkun e Shkodrës. Për shkak të erës së fortë fshatrat në njësinë administrative Shale, Shosh, Pult, Velipojë dhe Gur i Zi kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, njofton prefektura e Shkodrës.
Ndërsa, aksi rrugor Kirë- Shosh është i bllokuar.
Rruga për në Theth është e kalueshme, por me ngrica.
Ndërsa rruga kombëtare Fushë-Arrez-Qafë Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnjë mjet borëpastrues.
Discussion about this post