GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep tenderin 1.6 miliardë lekë ortakut të “DH Albania” në skandalin e Unazës së Re

13:03 - 16/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj i jep tenderin 1.6 miliardë lekë ortakut të “DH Albania” në skandalin e Unazës së Re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është i zhytur në skandale (po hetohet nga SPAK) por nuk heq dorë nga skemat e korrupsionit. Madje vazhdon aferat me të njëjtët personazhe që janë evidentuar më parë në mashtrime në punët publike.

Tashmë që po ndahen paratë e asfaltit elektoral, Veliaj ka ftuar në tryezë edhe Skënder Bibën, pronarin e “Biba X”.  Fjala është për tenderin me objekt: “Rehabilitimi infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Nr.11 + Zall Herr”.

Asfaltimi do të bëhet në lagjen Laprakë dhe fshatin Dritas si dhe në Zall – Herr., ku përfshihen 9 akse të shkurtra.

Burimi i financimit të këtij projekti është nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024, miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak Nr.125, datë 22.12.2023 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”.

Tender me “Flamur të kuq”

Tenderi me fondi limit 156 641 744,00 lekë u njoftua në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 14 nëntor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 2 dhjetor 2024.

Në këtë supertender që do të asfaltojë 9 rrugica të fshatit Zall Herr morën pjesë 22 kompani ndërtimi. Megjithatë, porositë e Lali Erit nuk kanë lejuar të zhvillohet garë.

7 kompani janë skualifikuar qysh në fillim për “mosplotësim të kriterit të drejtuesit teknik”. Sepse i kanë angazhuar drejtuesit në kontrata të tjera ose e kanë raportuar gabimisht këtë pikë. Kompani me shumë eksperiencë si “LIQENI VII” sh.p.k., bashkimi i operatorëve “2 N” sh.p.k & “METEO” sh.p.k., “COMPANY RIVIERA 2008” sh.p.k., “BE – IS” sh.p.k., bashkimi i operatorëve “NDERTIMI” sh.p.k & “NDREGJONI” sh.p.k., bashkimi i operatorëve “VIANTE Konstruksion” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k., si dhe “K A C D E D J A” sh.p.k. u skualifikuan pa u dhënë mundësi të rregullonin këtë “të metë” në dokumentacion brenda afatit të përcaktuar. Më tej janë skualifikuar edhe kompanitë e tjera përveç firmës fituese “BIBA X” shpk.

Nëse do të ishin ndjekur rregullat nga komisioni i vlerësimit, të paktën  Operatori Ekonomik “LIQENI VII” sh.p.k  duhet t’i ishte dhënë mundësia të korrigjonte dokumentet dhe paraqiste letrat siç ishte procedura. E themi këtë, sepse vlera e propozuar prej kësaj kompanie për të kryer punimet është 92 334 471.18 lekë pa TVSH, dukshëm më e ulët se sa oferta fituese.

Kompania BIBA-X SHPK kishte paraqitur si ofertë fituese 95 626 386,00 lekë pa TVSH.  Megjithatë, komisioni i Veliajt e shpalli fituese kompaninë e mësipërme më 10 janar 2025.

Punimet duhet të nisin menjëherë dhe për 10 muaj duhen asfaltuar rrugicat. E rëndësishme është që ruli dhe makina e asfaltit të jenë në Zall Herr para zgjedhjeve, që kryetari të dalë dhe të mbledhë votat.

Ky tender është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq’, që është indikator i riskut të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, thuhet në përshkrimin e bërë në krah të “Flamurit të kuq”.

Pse e fitoi tenderin “BIBA X”? 

Kompania e Skënder Bibës nuk i ka as kapacitetet dhe as garancitë se mund të kryejë në afat dhe me cilësi punimet. Së pari, ndërkohë që ka fituar këtë tender, BIBA X është e zënë me një kontratë tjetër të madhe që kërkon angazhimin e mjeteve dhe njerëzve të firmës. Konkretisht, Bashkia Krujë i ka dhënë Bibës më 27 nëntor 2024, tenderin “Sistemim-asfaltim i rrugës Nikel – Larushk (Shelqeti-Lata) dhe Larushk i Poshtëm,” fshati Larushk, me Fondi Limit 31 836 839,00 lekë.

Kohëzgjatja e kontratës 64 (gjashtëdhjetë e katër) ditë nga data e fillimit të punimeve, të cilat nuk i ka nisur akoma.

Pra, do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta skualifikuar Bibën nga procedura e prokurimit në Bashkinë Tiranë.

Por ka edhe arsye të tjera, që duheshin marrë parasysh dhe të mos shpallej fituese kjo kompani.

Emri i kompanisë “Biba X” u shfaq në skandalin e tenderit të Unazës së Re në Tiranë, në vitin 2018.

Ajo ishte ortake me shoqërinë “DH Albania” dhe së bashku u shpallën paraprakisht fitues të procedurës mbi 20 milionë euro për ndërtimin e një loti të Unazës së Re, në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Raportimet mediatike dhe më tej hetimet e institucioneve shtetërore, zbuluan se “DH Albania” ishte një kompani fantazëm, e cila kishte përdorur dokumente false, duke u sjellë si degë e shoqërisë amerikane “Dunëell Haberman”.

Skandali, i cili përfshinte ish-ministrin e Infrastrukturës së asaj kohe, si edhe një seri zyrtarësh të tjerë të lartë, përfundoi vetëm me dënimin e Avdjol Dobit, 26-vjeçari shqiptar që rezultonte në letra si administrator i kompanisë “DH-Albania”.

Ndërkohë, në mars 2022, Agjencia e Prokurimit Publik vendosi që kompania e ndërtimit, “Biba X”, të përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera publikë për një periudhë 14-mujore. APP ka konstatuar se kompania e tre vëllezërve Barush, Skënder dhe Luan Biba kanë keqinformuar autoritetet për përfitimin e një kontrate me vlere rreth 100 mijë euro.

Në Prill të vitit 2021, kompania “Biba X” u shpall fituese e tenderit “Rikonstruksioni i disa akseve rrugore, Faza II”, e zhvilluar nga Bashkia Vlorë. Tenderi ishte me fond limit 11.7 milionë lekë të reja dhe “Biba X” fitoi me ofertën më të lartë ndër tre konkurentë që morën pjesë në garë. Por hetimi nxori se firma kishte marrë edhe një gjobë nga Inspektoriati i Punës.

Pavarësisht këtyre fakteve, nuk ka asnjë surprizë në vendimin e Veliajt për këtë tender në favor të “BIBA X”.

Prapa “BIBA X” qëndron oligarku Bashkim Ulaj. Kujtojmë, Ulaj nuk e përdor kompaninë e tij “GENER 2” në transaksione të dyshimta, por fut firma të tjera të lidhura me të. Kështu Ulaj ka qenë bashkëpronar i koncesionit të parkingut nëntokësor tek Sheshi Italia, Tiranë, me firmën “BIBA X” nën ombrellën e kompanisë UNDERGROUND PARKING TIRANA. Pra, Veliaj dhe Biba kanë mik të përbashkët Ulajn dhe i lidhin aferat e Bashkisë.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sqaroi së fundmi se hetimet kishin gjetur prova për të paktën katër akuza.

“Nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e SPAK.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Biba XDH AlbaniaErion Veliajkryesore2Skënder BibatenderUnaza e Madhe e Tiranes

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
E rëndë/ Influenceria helmoi vetë foshnjën dhe më pas kërkoi ndihmë në internet

E rëndë/ Influenceria helmoi vetë foshnjën dhe më pas kërkoi ndihmë në internet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com