GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

557 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
557 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

557 vjet më parë, më 17 janar të vitit 1468 u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e tij lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Lufta e shqiptarëve me në krye Skënderbeun shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skëndërbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar.

Si drejtues i kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare. Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për liri e pavarësi dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare.

Etiketa: Gjergj Kastrioti Skënderbeuskenderbeu

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
U kallëzua nga opozita në SPAK, Sinaj: Nuk kam frikë nga drejtësia

"Duhet të shkarkohet"/ Mandati i Vullnet Sinajt, raportet votohen në seancën e parë plenare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com