GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni e ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni e ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtar i mafias malazeze “Skaljari”, ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e të penduarit të drejtësisë Satka Kekiç (Zovko) më 29 Nëntor në Slloveni është Roland Cretu.

Të paktën këtë identitet mban në dokument, por sipas policisë ai ka në përdorim mbi dhjetë identitete dhe cilësohet si një vrasës i rrezikshëm.

Zbulimi i tij u bë edhe fal një urdhri ndërkombëtar që Italia kishte lëshuar prej muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi akuzohej si ekzekutor i një ukrainasi 46-vjeçar në Saronno të Vareses më 27 Tetor 2024.

Gjurmët çuan në Lubjanë, kur më 5 Janar Interpol Roma mori përgjigjen se ishte arrestuar një shqiptar 40-vjeçar me identitetin Roland Cretu, ish-ushtarak, që ishte arrestuar nga policia sllovene që prej 5 dhjetorit, bashkë me 2 persona të tjerë, anëtarë të klanit mafioz “Skalari”, i goditur në superoperacionin e koduar “Eskobar”.

Roland Cretu rezulton me precedentë penalë në Itali prej vitit 2001. Në 2021 rezulton i arrestuar në Malpensa me urdhër dëbimi. Ai u arrestua prapë në 2022 dhe u vendos me kusht në komunitetin Magenta, ku u arratis për t’u ndaluar sërish rreth dy javë më vonë në Busto Arsizio, derisa rishfaqet Tetorin e vitit të kaluar në vrasjen e ukrainasit.

Një nga krerët e mafias malazeze akuzohet Dino Muzaferoviç, i njohur edhe me nofkën “Cezar”, që mendohet se ka dhënë urdhrin për eliminimin e Kekiç, bashkëpunëtorit të drejtësisë malazeze që zbërtheu klanin dhe emrat e tij.

Italia kërkon tashmë ekstradimin e Cretu për vrasjen e ukrainasit Vadym Ustayi, që u qëllua me dy plumba për vdekje teksa ecte në rrugë më 27 tetor, në motive ende të panjohura. Policia italiane i dërgoi homologëve sllovenë edhe të dhënat e para shkencore të provave, si pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe qelizat telefonike, por tashmë kërkohen edhe gjurmët e gishtrinjve, për të provuar identitetin e shqiptarit.

Para se të ekstradohet tashmë, ai do hetohet për vrasjen në bashkëpunim të Kekiç në Lubjanë. Zbardhja e vrasjës së këtij të fundit u bë pas një gabimi që kishin kryer autorët, të cilët përdorën një GPS për të gjurmuar makinën e viktimës, por zbuluan edhe veten pas atentatit vdekjeprurës.

Bashkë me Roland Cretu, në Lubjanë u ndaluan edhe 39-vjeçari malazez Dino Muzaferoviç, i njohur si “Cezar”, një anëtar i klanit “Škaljari” nga Mali i Zi, i kërkuar në shumë vende për trafik droge, 41-vjecari shqiptar Roland Cretu dhe 22-vjecari slloven Jako Bergant.

Ata dyshohet se në 29 nëntor kanë ekzekutuar shtetasi Satko Zovko (Kekic), duke e qëlluar me armë në automjetin e tij pasi doli nga kazinoja Mons në Lubjanë. Policia gjeti të instaluar në makinën e tij një pajisje GPS që i çoi hetuesit tek emri i Bergant, duke zbuluar më pas dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Ata kishin instaluar GPS që të ndiqnin viktimën, por zbulimi i pajisjes nga policia zbuloi edhe vetë ata. Kekiç e priste një pritë të tillë sipas dëshmive, pasi kishte folur me miqtë e tij duke i përshëndetur.

“Zovko, një ish i dënuar dy herë për trafik droge, ishte një dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë lidhur me hetimin e aktiviteteve kriminale të grupeve mafioze ballkanase Kavac dhe Skalajri. Motivi për vrasjen e Zovkos thuhet të jetë hakmarrja. Muzaferovic, një nga autorët e dyshuar, është në listën e personave të kërkuar të Interpolit.

Bosnja dhe Hercegovina lëshoi një urdhër kundër tij me dyshimin se ai urdhëroi likuidimin e Eldin Ćerimović, i cili ishte gati të dëshmonte kundër tij dhe disa të dyshuarve të tjerë që tashmë ishin arrestuar në vitin 2021 për trafik droge si pjesë e operacionit “Escobar”, informon media.
Në këtë proces gjyqësor do të dëshmonte edhe Zovko. Muzaferovic, është i pandehuri kryesor edhe në proceset e ardhshme gjyqësore kundër trafikantëve ballkanikë të drogës në Gjermani dhe Zovko duhej të dëshmonte kundër tij.

Hetuesit kriminalë e dyshojnë Berganin për pjesëmarrje në një grup kriminal që planifikoi vrasjen dhe Muzaferovic e shqiptaritn Cretu për ekzekutimin e vrasjes. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar gjithsej tridhjetë plumba në drejtim të Zovkos (Kekiç).

Gjatë arrestimit të tre të dyshuarve në Slloveni, policia u zbuloi në banesa mbi 10 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë, disa armë me tyta të shkurtra dhe të gjata, pajisje për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 4000 euro cash dhe disa pajisje elektronike.

Etiketa: Roland CretuSlloveni

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
FOTO/ Ky është Sildi Velaj që mbeti i plagosur rëndë në Orikum

FOTO/ Ky është Sildi Velaj që mbeti i plagosur rëndë në Orikum

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com